| Shiko temėn e mėparshme :: Shiko temėn pasuese |
| Autori |
Mesazh |
plaveguci Administrator/e

Anėtarėsuar: 12 Sep 2006 Mesazhe: 361
|
Postuar: Sun Nov 12, 2006 6:15 pm Titulli i mesazhit: @ * * * L A J M E T *e * F U N D I T * * * @ |
|
|
L A J M E T e F U N I T
Edituar pėr herė tė fundit nga plaveguci nė Thu Jul 17, 2008 11:28 am, edituar 1 herė gjithsej |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
plaveguci Administrator/e

Anėtarėsuar: 12 Sep 2006 Mesazhe: 361
|
Postuar: Fri Jan 26, 2007 7:00 pm Titulli i mesazhit: |
|
|
Zyra e tė Dėrguarit tė Posaēėm tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuarapėr procesin e statusit tė ardhshėm tė Kosovės
** Propozimi pėr Status **
PĖRMBLEDHJE EKZEKUTIVE
I. Tė Pėrgjithshme
Synimi i Propozimit tė Gjithanshėm pėr Marrėveshjen mbi Statusin e Kosovės ėshtė tė pėrcaktojė kėrkesat e nevojshme pėr njė Kosovė tė ardhshme qė ėshtė e mundėshme, e mbėshtetėshme dhe e stabilizuar. Ai pėrfshin masa tė hollėsishme pėr tė siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e tė drejtave tė bashkėsive the anėtarėve tė tyre, decentralizimin efektiv tė qeverisė dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashėgimisė kulturore e fetare. Pėr mė tepėr, Marrėveshja pėrshkruan masa kushtetuese, ekonomike dhe sigurie, tė cilat sė bashku synojnė tė kontribuojnė nė zhvillimin a njė Kosove shumė-etnike, demokratike dhe tė lulėzuar. Njė element i rėndėsishėm i Marrėveshjes ėshtė manadati qė i jepet njė prezence ndėrkombėtare civile dhe ushtarake nė Kosovė pėr tė mbikqyrur zbatimin e Marrėveshjes dhe pėr tė ndihmuar autoritetet kompetente Kosovare nė sigurimin e paqes dhe stabilitetit nė gjithė Kosovėn. Dispozitat e Marrėveshjes do tė kenė pėrparėsi mbi tė gjitha dispozitat e tjera ligjore nė Kosovė.
II. Elementėt e Marrėveshjes
Marrėveshja pėrfshin pjesėn kryesore me katėrmbėdhjetė nene qė pėrbėjnė parimet e saj kyēe, dhe dymbėdhjetė Shtojca, tė cilat zgjerojnė mė tej kėto parime:
Kosova do tė jetė njė shoqėri shumė-etnike, qė e qeveris veten nė mėnyrė demokratike dhe me respekt tė plotė pėr rendin ligjor, nivelin mė tė lartė tė tė drejtave tė njeriut dhe lirive themelore tė pranuara nga bota ndėrkombėtare, dhe qė nxit ekzistencėn paqėsore dhe tė lulėzuar tė gjithė banorėve tė saj.
Kosova do tė miratojė njė Kushtetutė pėr tė mbrojtur kėto parime. Ndėrsa Marrėveshja nuk pėrshkruan njė Kushtetutė tė plotė, ajo pėrkufizon elementėt kyē qė duhet tė bėjnė pjesė nė Kushtetutė.
Kosova do tė ketė tė drejtė tė diskutojė dhe tė miratojė marėveshje ndėrkombėtare, duke pėrfshirė tė drejtėn pėr tė kėrkuar anėtarėsi nė organizata ndėrkombėtare.
Mbrojtja dhe pėrkrahja e tė drejtave tė anėtarėve tė baskėsive ėshtė njė element qėndror i Marrėveshjes. Marrėveshja pėrcakton aspektet kyēe qė do tė mbrohen, duke pėrfshirė kulturėn, gjuhėn, edukimin dhe simbolet. Ajo gjithashtu pėrshkruan mekanizma specifike tė pėrfaqėsimit tė anėtarėve tė bashkėsive jo-Shqiptare tė Kosovės nė institucionet publike kryesore pėr tė ruajtur dhe pėrkrahur pjesėmarrjen e tyre efektive dhe aktive nė jetėn publike. Pėr tė mbrojtur tė drejtat e bashkėsive Kosovare jo-Shqiptare nė procesin legjislativ, Marrėveshja gjithashtu lejon qė disa ligje tė caktuara mund tė hyjnė nė fuqi vetėm nėse njė shumicė e anėtarėve Kosovarė jo-Shqiptare tė Asamblesė Kosovare janė dakord me miratimin e tyre.
Marrėveshja pėrmban njė propozim me pėrmasa tė gjėra pėr decentralizim, i cili ėshtė i njė shkalle tė zgjeruar dhe synon tė pėrkrahė qeverisjen e mirė, transparencėn dhe efikasitetin nė shėrbimin publik. Propozimi pėrqėndrohet nė veēanti nė nevojat e shqetėsimet specifike tė bashkėsisė Kosovare Serbe, e cila do tė ketė njė shkallė tė lartė kontrolli mbi punėt e veta. Elementet e decentralizimit pėrfshijnė, inter alia, kompetenca tė reja bashkiake pėr bashkėsitė me shumicė Kosovare Serbe (si pėr shembull nė fushat e shėndetėsisė sė shkallės sė dytė dhe tė arsimit tė lartė); autonomi tė zgjeruar bashkiake nė ēėshtjet financiare, duke pėrfshirė aftėsinė pėr tė pranuar fonde transparente nga Serbia pėr njė diapazon tė gjėre aktivitetesh e qėllimesh bashkiake; masa mbi aleanca mes bashkive dhe bashkėpunimin pėrmes kufijve me institucione Serbe; dhe krijimin e gjashtė bashkėsive tė reja ose mjaft tė zgjeruara me shumicė Serbe (Gracanica, Novo Brdo, Klokott, Ranilug, Partes. Mitovica-Veriore).
Marrėveshja gjithashtu pėrcakton njė sistem drejtėsie nė Kosovė i cili ėshtė i integruar, i pavarur, professional dhe i pa-anshėm, qė i siguron drejtėsi tė gjithė personave nė Kosovė. Ajo gjithashtu pėrcakton mekanizma pėr tė siguruar qė sistemi i drejtėsisė ėshtė pėrfshirės dhe qė shėrbimi i tij gjyqėsor dhe prokuror pasqyron karakterin shumė-etnik tė Kosovės.
Elementet e Marrėveshjes pėr mbrojtjen dhe nxitjen e trashėgimisė fetare e kulturore do tė sigurojnė ekzistenceėn a papenguar e tė patrazuar tė Kishės Ortodokse Serbe (KOS) nė Kosovė. Mė shumė se dyzet vende kyēe fetare e kulturore do tė rrethohen nga Zona Mbrojtėse pėr tė parandaluar zhvillime apo ndėrtime tė dėmshme tregtare dhe industriale, dhe pėr tė ruajtur dinjitetin culturor tė kėtyre vendeve. Marrėveshja gjithashtu garanton sigurinė fizike tė pėrforcuar pėr vende tė zgjedhura. KOS the organizata e saj e brendshme do tė njihen haptazi nga autoritetet Kosovare dhe do ti njihet e drejta a paprekshmėrisė sė pronės, liria nga taksimi dhe prvilegje doganore. KOS nė Kosovė gjithashtu do tė jetė e lirė tė mbajė lidhje me KOS nė Beograd.
Tė gjithė refugjatėt dhe personat e shpėrngulur brenda Kosovės do tė kenė tė drejtė tė kthehen dhe tė marrin sėrish pasuritė dhe pronat e tyre personale. Marraveshja gjithashtu u bėn thirrje Kosovės dhe Serbisė tė bashkėpunojnė plotėsisht me Komisionin Ndėrkombėtar tė Kryqit tė Kuq pėr tė zgjidhur fatin e personave tė zhdukur.
Marrėveshja pėrfshin masa tė veēanta qė synojnė tė nxisin e tė ruajnė zhvillimin e vazhdueshėm ekonomik nė Kosovė. Ajo pėrshkruan procedura transparente pėr tė zgjidhur mosmarrėveshje lidhur me pronat dhe pėr njė proces privatizimi tė vazhdueshėm, tė dyja kėto me njė pjesėmarrje tė konsiderueshme ndėrkombėtare. Pėr mė tepėr, Marrėveshja pėrkufizon mekanizma pėr tė pėrcaktuar pjesėn e Kosovės nė borxhin e huaj tė Serbisė dhe pėr tė zgjidhur ēėshtjen e kthimit tė pronave.
Marrėveshja gjithashtu parashikon njė sektor sigurimi nė Kosovė i cili ėshtė profesional, shumė-etnik, dhe demokratik, dhe inkurajon njė pėrfshirje tė rėndėsishme lokale nė zhvillimin e tij dhe nė tė njėjtėn kohė ruan nivelin e mbikqyrjes ndėrkombėtare tė nevojshėm pėr suksesin pėrfundimtar nė kėtė fushė delikate. Forca Policore Kosovare do tė ketė njė varg komande tė njėsuar nė mbarė Kosovėn, ndėrkohė qė oficerėt lokalė tė policisė do tė pasqyrojnė pėrbėrjen etnike tė bahkėsisė nė tė cilėn ata shėrbejnė. Nė bashkitė Kosovare me shumicė Serbe, Asambleja Bashkiake do tė ketė kompetenca tė avancuara nė zgjedhjen e Komandantit tė Stacionit lokal. Nje Forcė Kosovare Sigurimi (FKS) e re dhe shume-etnike to tė krijohet brenda njė viti. Do tė ketė njė maksimum prej 2,500 anėtarėsh aktivė dhe 800 rezervistė. Marrėveshja kėrkon qė Korpusi i Mbrojtjes sė Kosovės (KMK) qė ekziston sot do tė shpėrndahet brenda njė viti.
Duke pranuar faktin qė pėrmbushja e pėrgjegjėsive tė Kosovės sipas Marrėveshjes kėrkon njė diapazon tė gjėrė aktivitetesh komplekse dhe tė vėshtira, Marrėveshja pėrcakton njė prani ndėrkombėtare nė tė ardhmen pėr tė mbikqyrur dhe pėrkrahur pėrpjekjet e duhura tė autoriteteve Kosovare. Kjo prani pėrfshin tre komponentė kryesorė:
o Njė Pėrfaqėsues Ndėrkombėtar Civil (PNC), gjithashtu i njohur si Pėrfaqėsuesi i Posaēėm i BE, do tė emėrohet nga njė Grup Drejtues Ndėrkombėtar (GDN), i cili pėrfshin aktorėt kryesore ndėrkombėtare. PCN do tė ketė autoritetin mė tė lartė mbikqyrės mbi zbatimin e Marrėveshjes. PCN do tė vishet me kompetenca tė veēanta qė do ta lejojnė atė tė marrė veprimet e duhura pėr tė mbikqyrur dhe siguruar zbatimin e suksesshėm tė Marėveshjes. Kėto kompetenca pėrfshijnė autoritetin pėr tė anulluar vendime apo ligje tė miratuara nga autoritetet Kosovare dhe pėr tė ndėshkuar apo hequr nga pozita ata zyrtarė veprimet e tė cilėve PNC gjykon qė nuk pajtohen me frymėn e Marrėveshjes. PNC gjithashtu do tė jetė autoriteri vendimtar nė Kosovė pėr sa i pėrket aspekteve civile tė Marrėveshjes.
o Njė Mision i Politikės Europiane pėr Sigurinė e Mbrojtjen (PESM) do tė vrojtojė, mėsojė dhe kėshillojė nė tė gjitha fushat e lidhura me shtetin ligjor. Veēanėrisht, ai do tė ndihmojė Kosovėn nė zhvillimin e institucioneve policore, gjyqėsore, e institucionet penale efikase, tė paanėshme dhe pėrfshirėse, dhe do tė ketė autoritetin pėr tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsi tė tjera pėr tė siguruar ruajtjen dhe pėrkrahjen e shtetit ligjor, rendit publik dhe sigurisė.
o Njė Prani Ushtarake Ndėrkombėtare e udhėhequr nga NATO do tė krijojė njė mjedis tė mbrojtur dhe tė sigurtė nė gjithė Kosovėn, nė bashkėpunim me PNC dhe nė mbėshtetje tė institucioneve tė Kosovės deri sa tė vijė koha kur kėto institucione tė jenė nė gjendje tė marrin pėrsipėr tė gjithė diapazonin e pėrgjegjėsive tė sigurisė.
OSBE, me njė prani tė gjėrė nė terren nė Kosovė, do tė kėrkohet tė ndihmojė nė mbikqyrjen e nevojshme pėr zbatimin e suksesshėm tė Marrėveshjes.
III. Zbatimi i Marrėveshjes
Sapo Marrėveshja tė hyjė nė fuqi, do tė ketė njė periudhė tranzicioni prej 120 ditėsh, gjatė sė cilės mandati eksistues i UNMIK-ut do tė mbesė i pandryshuar. Megjithate, pėr tė siguruar mbikqyrjen e menjėhershme tė zbatimit tė Marrėveshjes nga Kosova, PNC do tė ketė autoritet pėr tė monitoruar kėtė zbatim dhe pėr tė bėrė rekomandime tek UNMIK pėr veprime qė duhen marrė pėr tė siguruar respektimin e Marrėveshjes.
Gjatė periudhės sė tranzicionit, Asambleja Kosovare, nė konsultime me PNC, do tė ketė pėrgjegjėsinė tė aprovojė njė Kushtetutė dhe legjislacionin e nevojshėm pėr zbatimin e Marrėveshjes. Kushtetuta dhe legjislacioni i ri do tė hyjnė nė fuqi menjėherė pas pėrfundimit tė periudhės sė tranzicionit.
Nė pėrfundimin e periudhės sė tranzicionit, mandati i UNMIK-ut do tė mbarojė dhe i gjithė autoriteti legjislativ dhe ekzekutiv qė UNMIK-u gėzon do ti kalohet nė tėrėsi autoriteteve tė Kosovės, nė pėrputhje me Marrėveshjen.
Brenda nėntė muajve nga hyrja nė fuqi e Marrėveshjes, zgjedhje tė pėrgjitshme dhe lokale duhet tė mbahen.
Mandati is PNC do tė vazhdojė deri sa GDN tė vendosė qė Kosova ka zbatuar kushtet e Marrėveshjes.
GJĖRSISHT LAJME

Edituar pėr herė tė fundit nga plaveguci nė Mon Jul 02, 2007 12:22 pm, edituar 5 herė gjithsej |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
plaveguci Administrator/e

Anėtarėsuar: 12 Sep 2006 Mesazhe: 361
|
Postuar: Fri Feb 02, 2007 5:31 pm Titulli i mesazhit: |
|
|
Pėrmbledhje Ekzekutive
Synimi i Propozimit tė Gjithanshėm pėr Marrėveshjen mbi Statusin e Kosovės ėshtė tė pėrcaktojė kėrkesat e nevojshme pėr njė Kosovė tė ardhshme qė ėshtė e mundėshme, e mbėshtetėshme dhe e stabilizuar. Ai pėrfshin masa tė hollėsishme pėr tė siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e tė drejtave tė bashkėsive the anėtarėve tė tyre, decentralizimin efektiv tė qeverisė dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashėgimisė kulturore e fetare. Pėr mė tepėr, Marrėveshja pėrshkruan masa kushtetuese, ekonomike dhe sigurie, tė cilat sė bashku synojnė tė kontribuojnė nė zhvillimin a njė Kosove shumė-etnike, demokratike dhe tė lulėzuar. Njė element i rėndėsishėm i Marrėveshjes ėshtė manadati qė i jepet njė prezence ndėrkombėtare civile dhe ushtarake nė Kosovė pėr tė mbikqyrur zbatimin e Marrėveshjes dhe pėr tė ndihmuar autoritetet kompetente Kosovare nė sigurimin e paqes dhe stabilitetit nė gjithė Kosovėn. Dispozitat e Marrėveshjes do tė kenė pėrparėsi mbi tė gjitha dispozitat e tjera ligjore nė Kosovė. [Kliko kėtu pėr ta parė pėrmbledhjen e plotė] |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
plaveguci Administrator/e

Anėtarėsuar: 12 Sep 2006 Mesazhe: 361
|
Postuar: Fri Feb 02, 2007 5:31 pm Titulli i mesazhit: |
|
|
Rregullat Kushtetuese
Marrėveshja(zgjidhja) bėn tė mundur qė Kosova tė ketė njė Kushtetutė qė do tė pėrpilohet dhe aprovohet nga Kosovarėt.
Tė gjitha rregullat e Kushtetutės sė ardhshme duhet tė jenė nė pėrputhshmėri me Marrėveshjėn(Zgjidhjen). Nė rast tė konfliktit nė mes tė Kushtetutės dhe Marrėveshjes(Zgjidhjes), Marrėveshja(Zgjidhja) do tė triumfoj.
Marrėveshja(zgjidhja) nuk precizon njė Kushtetutė tė plotė, por ajo definon disa elemente kyēe qė duhet tė pėrfshihen nė Kushtetutėn e ardhshme.
Kushtetuta duhet tė siguroj qė:
Kosova tė jetė njė shoqėri shumėkombėshe bazuar nė barazinė e gjithė qytetarėve tė saj.
Kosova nuk ka besim fetar zyrtar dhe ėshtė neutrale sa i pėrket besimeve fetare;
Kosova do tė ketė simbolet e veta tė dallueshme: flamurin, stemėn dhe himnin, tė cilat do tė reflektojnė karakterin shumėkombėsh tė Kosovės;
Gjuhėt zyrtare tė Kosovės do tė jenė gjuha Shqipe dhe ajo Serbe;
Kosova do tė ketė tė drejtėn tė negociojė dhe tė lidhė marrėveshje ndėrkombėtare, pėrfshirė edhe tė drejtėn pėr tė kėrkuar anėtarėsim nė organizatat ndėrkombėtare;
Kosova nuk ketė pretendime territoriale ndaj asnjė shteti apo pjese tė ndonjė shteti dhe nuk do tė kėrkoj bashkim me ndonjė shtet apo pjesė tė ndonjė shteti;
Kosova do tė promovoj dhe lehtėsoj kthimin e sigurtė dhe dinjitoz tė refugjatėve dhe personave tė zhvendosur nga Kosova;
Tė drejtat dhe liritė e cekura nė instrumentet dhe marrvėshjet kryesore ndėrkombėtare tė tė drejtave dhe lirive fundamentale tė njeriut do tė aplikohen nė mėnyrė direkte nė Kosovė.
Komunitetet jo shumicė do tė pėrfaqėsohen nė parliament nė bazė tė njė sistemi tė ulseve tė garantuara/rezervuara:
Legjislacioni mbi zonat e intersit tė veēantė pėr komunitetet jo shumicė tė Kosovos kėrkon njė procedurė tė veēantė parlamentare njė shumicė tė dyfishtė tė anėtarėve tė parlamentit qė janė prezent dhe votojnė, si dhe anėtarėt qė mbajnė ulset e garantuara apo rezervura pėr komunitetet shumicė
Qeveria e Kosovės, pėrfshirė edhe shėrbimin e saj civil do tė reflektoj shumėllojshmėrinė e popullit tė Kosovės;
Kryetari i Kosovės do tė pėrfaqėsoj unitetin e popullit tė Kosovės;
Do tė themelohet njė Gjykatė Kushtetuese e pėrbėrė nga nėtė juristė tė dalluar tė karakterit mė tė lartė moral.
Edituar pėr herė tė fundit nga plaveguci nė Fri Feb 02, 2007 5:38 pm, edituar 1 herė gjithsej |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
plaveguci Administrator/e

Anėtarėsuar: 12 Sep 2006 Mesazhe: 361
|
Postuar: Fri Feb 02, 2007 5:32 pm Titulli i mesazhit: |
|
|
Tė drejtat e njeriut dhe liritė fundamentale
dhe tė drejtat e komuniteteve dhe tė pjesėtarėve tė tyre
Tė drejtat e njeriut dhe liritė fundamentale
Marrėveshja parashikon qė Kosova duhet ti mbėshtesė, ndihmojė dhe mbrojė tė drejtat e njeriut dhe liritė fundamentale tė njohura ndėrkombėtarisht.
Tė gjithė personat nė Kosovė kanė tė drejtė ti gėzojnė kėto tė drejta dhe liri, pa kurrfarė diskriminimi. Tė gjithė personat nė Kosovė janė tė barabartė para ligjit dhe kanė tė drejtė pa kurrfarė diskriminimi, tė kenė mbrojtje tė barabartė para ligjit.
Tė drejtat e komuniteteve dhe tė pjesėtarėve tė tyre
Sipas Marrėveshjes Kosova duhet tė garantojė mbrojtjen e identitetit kombėtar ose etnik, kulturor, gjuhėsor dhe fetar tė tė gjitha komuniteteve dhe tė pjesėtarėve tė tyre.
Pjesėtarėt e komuniteteve do tė kenė tė drejta specifike, pėrveē tė drejtave tė tyre tė njeriut dhe lirive fundamentale, pėrfshirė tė drejtėn pėr ta shprehur lirshėm, pėr ta nxitur dhe zhvilluar identitetin e tyre dhe atributet e komunitetit. Nė pajtim me ligjet nė fuqi dhe me standardet ndėrkombėtare, pjesėtarėt e komuniteteve, pėr shembull, do tė kenė tė drejtė tė:
arsimohen nė tė gjitha nivelet nė njėrėn prej gjuhėve zyrtare tė Kosovės tė cilėn e zgjedhin vetė, ose nė gjuhėn e tyre nė vendet ku ata e pėrbėjnė shumicėn e mjaftueshme;
themelojnė dhe menaxhojnė institucione private tė arsimit ose tė aftėsimit;
pėrdorin gjuhėn dhe alfabetin e tyre lirshėm privatisht ose nė mėnyė publik;
pėrdorin gjuhėn dhe alfabetin e tyre lidhur me marrėdhėniet qė kanė me autoritetet publike nė vendet ku ata e pėrbėjnė njė pjesė tė mjaftueshme tė popullsisė;
pėrdorin dhe ekspozojnė simbolet e komunitetit;
regjistrojnė emrat e tyre nė formėn origjinale;
kenė qasje tė garantuar dhe pėrfaqėsim nė mjetet transmetuese tė komunikimit si edhe tė kenė program nė gjuhėn e tyre; ti krijojnė dhe shfrytėzojnė mjetet e tyre tė komunikimit dhe ta shfrytėzojnė njė numėr tė pakufizuar tė frekuencave pėr mjetet elektronike tė komunikimit;
gėzojnė kontakte tė papenguara brenda Kosovės dhe me personat nė cilindo shtet.
Pjesėtarėt e komuniteteve poashtu do tė kenė role tė qarta nė ēėshtjet publike dhe nė proceset vendimmarrėse nė Kosovė, pėrfshirė pėrfaqėsimin e garantuar nė Kuvend, nė Qeveri dhe nė gjyqėsi.
Refugjatėt dhe personat e zhvendosur brenda vendit
Marrėveshja poashtu parashikon tė drejtėn e refugjatėve dhe tė personave tė zhvendosur brenda vendit nga Kosova qė tė kthehen dhe ta kėrkojnė sėrish pronėn e tyre dhe posedimet personale nė pajtim me ligjin e Kosovės dhe tė drejtėn ndėrkombėtare.
Personat e zhdukur
Me kėtė Marrėveshje u bėhet thirrje Kosovės dhe Republikės sė Serbisė ti ndėrmarrin hapat e duhur pėr tė pėrcaktuar dhe dhėnė informata lidhur me identitetin, vendndodhjen dhe fatin e personave tė zhdukur, nė bashkėpunim tė plotė me Komitetin Ndėrkombėtar tė Kryqit tė Kuq dhe me partnerėt e tjerė ndėrkombėtarė. |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
plaveguci Administrator/e

Anėtarėsuar: 12 Sep 2006 Mesazhe: 361
|
Postuar: Fri Feb 02, 2007 5:33 pm Titulli i mesazhit: |
|
|
Decentralizimi
Marrėveshja ofron njė sistem tė decentralizimit qė ka pėr qėllim tė avancojė qeverisjen e mirė, transparencėn dhe efikasitetin e shėrbimeve publike. Duke njohur shqetėsimet e komunitetit serb nė Kosovė, kjo Marrėveshje nė veēanti i ofron kėtij komuniteti njė shkallė tė lartė tė kontrollimit tė ēėshtjeve tė veta.
Krijimi i komunave tė reja
Me kėtė Marrėveshje krijohen gjashtė komuna tė reja serbe apo komuna me kompetenca shtesė nė Kosovė:
Mitrovica Veriore; Graēanica; Ranillugu; Parteshi; Kllokoti/Vėrboci dhe Novobėrda.
Komuna e tanishme e Mitrovicės do tė ndahet nė dy komuna, nė Mitrovicėn Veriore dhe Mitrovicėn Jugore, tė cilat do tė bashkėpunojnė dhe bashkėrendojnė mes veti tė ndihmuara nga njė kėshill i pėrbashkėt rishtas i formuar.
Komunat shtesė pėr komunitetet joshumicė mund tė krijohen nė konsultim me komunat pėrkatėse.
Dispozitat e Marrėveshjes nė lidhje me krijimin e komunave tė reja mund tė shqyrtohen dhe korrigjohen sipas nevojės nga Pėrfaqėsuesi Ndėrkombėtar Civil pasi tė kryhet regjistrimi i popullsisė.
Kompetencat komunale
Tė gjitha komunat do tė kenė pėrgjegjėsi pėr fushat qė ndikojnė nė jetėn e pėrditshme tė qytetarėve kosovarė duke pėrfshirė: arsimin parashkollor, fillor dhe tė mesėm; kujdesin shėndetėsor primar publik; zhvillimin ekonomik vendor; planifikimin urban dhe rural; banimin publik; emėrimin e rrugėve dhe vendeve tė tjera publike; dhe ndėr tė tjera, sigurimin e shėrbimeve publike dhe komunale.
Pėrveē kėsaj, komunat e pėrcaktuara serbe tė Kosovės do tė kenė pėrgjegjėsitė shtesė si nė vijim:
Komuna e Mitrovicės Veriore, e Graēanicės dhe e Shtėrpcės do tė qeverisin me spitale dhe me sigurimin e kujdesit shėndetėsor sekondar nė komunat e tyre.
Komuna e Mitrovicės Veriore do tė ketė pėrgjegjėsitė e caktuara lidhur me universitetin nė gjuhėn serbe nė Mitrovice.
Tė gjitha komunat serbe nė Kosovė do tė jenė pėrgjegjėse pėr mbrojtjen dhe avancimin e ēėshtjeve kulturore dhe religjioze nė nivel lokal;
Tė gjitha komunat serbe nė Kosovė do tė kenė njė rol tė avancuar nė pėrzgjedhjen e komandantėve tė stacioneve policore lokale.
Buxheti komunale
Tė gjitha komunat do tė jenė pėrgjegjėse pėr buxhetin e tyre dhe do tė kenė tė drejtėn pėr burime financiare vetjake.
Do tė krijohet njė sistem i drejtė dhe transparent i pakos sė granteve, i cili do tė sigurojė autonomi mė tė madhe komunale pėr ndarjen dhe shpenzimet e fondeve qendrore.
Bashkėpunimi komunal
Komunat do tė kenė tė drejtėn e krijimit tė asociacioneve dhe partneriteteve me komunat tjera nė Kosovė pėr kryerjen e funksioneve me interes tė dyanshėm.
Komunat do tė kenė tė drejtėn e bashkėpunimit me komunat dhe institucionet nė Serbi, pėrfshirė edhe tė drejtėn e pranimit tė donacioneve financiare dhe ndihmės teknike nga Serbia, nė kuadėr tė parametrave tė qarta pėrkatėse tė cekura nė Marrėveshje. |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
plaveguci Administrator/e

Anėtarėsuar: 12 Sep 2006 Mesazhe: 361
|
Postuar: Fri Feb 02, 2007 5:33 pm Titulli i mesazhit: |
|
|
Trashėgimia fetare dhe kulturore
Liria dhe mbrojtja fetare
Sipas Marrėveshjes, Kosova nuk do tė ketė fe zyrtare.
Marrėveshja siguron autonominė dhe mbrojtjen e tė gjitha besimeve fetare, pronės dhe lokaliteteve tė tyre.
Kishės Ortodokse Serbe (KOS) nė Kosovė do ti ofrohet siguri shtesė dhe disa mbrojtje, tė drejta, privilegje dhe imunitete tė tjera, pėrfshirė kėtu edhe garancitė kundėr shpronėsimit, tė drejtėn e plotė pėr menaxhimin e pronės sė saj dhe qasje nė objektet e saj.
KOS-i do tė ketė lirinė pėr tė pranuar donacione dhe mbėshtetje nga cilido institucion, me kusht qė kjo tė ndodhė nė mėnyrė krejtėsisht transparente.
Siguria
KOS-it, manastireve tė saj, kishave dhe institucioneve tjera fetare dhe kulturore tė rėndėsisė sė veēantė pėr komunitetin serb nė Kosovė do tu ofrohet siguria e nevojshme fizike.
Agjencitė pėr zbatimit e ligjit nė Kosovė do tė kenė pėrgjegjėsinė kryesore pėr tė ofruar kėtė siguri.
Prania ushtarake ndėrkombėtare do tė vazhdojė tė sigurojė nėntė lokalitetet kryesore fetare dhe historike serbe derisa tė merret njė vendim qė kjo pėrgjegjėsi ti bartet Shėrbimit Policor tė Kosovės.
Zonat mbrojtėse
Do tė krijohen 45 zona mbrojtėse pėrreth kishave dhe manastireve mė tė rėndėsishme si dhe pėrreth monumenteve historike.
Zonat mbrojtėse do tė ndalojnė ose kufizojnė disa aktivitete tė cilat mund tė kenė efekt tė dėmshėm nė mjedisin historik, kulturor dhe natyror pėrreth kėtyre institucioneve dhe qė do tė ērregullonin shumė mėnyrėn e jetės nė manastir, por ato nuk do tė ndikojnė nė tė drejtat pronėsore.
Nė mesin e 45 zonave mbrojtėse do tė jenė zonat e krijuara pėrreth Manastirit Visoki Deēani, Patriarkanės sė Pejės, Manastirit tė Graēanicės, Manastirit tė Deviēit dhe Manastirit tė Gorioēit, Manastirit tė Budisavcit, Qendrės Historike nė Prizren, fshatit Hoēė e Madhe dhe disa lokaliteteve tjera.
Kėshilli pėr monitorimin e zbatimit tė Marrėveshjes
Do tė themelohet njė Kėshill pėr monitorimin e zbatimit tė Marrėveshjes (KMZM) me pjesėmarrjen e vendorėve dhe ndėrkombėtarėve pėr tė monitoruar dhe ndihmuar zbatimin e Marrėveshjes qė ka tė bėjė me mbrojtjen e trashėgimisė historike dhe kulturore serbe nė Kosovė.
Kthimi i eksponateve arkeologjike dhe etnologjike
Nga autoritetet serbe pritet qė tė kthejnė eksponatet arkeologjike dhe etnologjike, tė cilat janė huazuar nga muzetė e Kosovės nė vitet 1998-1999. |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
plaveguci Administrator/e

Anėtarėsuar: 12 Sep 2006 Mesazhe: 361
|
Postuar: Fri Feb 02, 2007 5:34 pm Titulli i mesazhit: |
|
|
Ēėshtjet ekonomike dhe pronėsore
Tė pėrgjithshme
Dispozitat ekonomike tė Marrėveshjes kanė pėr qėllim sigurimin e qėndrueshmėrisė ekonomike.
Marrėveshja, nė mes tė tjerash, parasheh qė Kosova tė gėzojė tė drejtėn tė parashtrojė kėrkesė pėr anėtarėsim nė Institucionet Ndėrkombėtare Financiare (INF) dhe tė bėjė marrėveshje kontraktuale si dhe nė marrėveshje tė tjera ndėrkombėtare.
Marrėveshja vė theks tė posaēėm nė garantimin qė kontestet pronėsore, tė cilat shpesh i prekin tė drejtat e pakicave, tė trajtohen nė mėnyrė transparente nė pėrputhje me standardet relevante ndėrkombėtare dhe me pėrfshirje thelbėsore ndėrkombėtare.
Pėrfaqėsuesi Ndėrkombėtar Civil (PNC) do tė ketė rol nė emėrimin pėr postet kyēe ekonomike.
Pronat
Ndėrmarrjet Publike (NP) qė tani pėr tani administrohen nga Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM) do ti barten Kosovės. NP-tė qė ofrojnė shėrbime vetėm nė disa komuna tė caktuara do tu mbesin atyre komunave.
Ndėrmarrjet Shoqėrore (NSH) qė janė nėn administrim tė besuar tė AKM-sė do ti barten institucionit pasardhės, i cili do tė ketė prani thelbėsore ndėrkombėtare. Ankesat kundėr vendimeve tė AKM-sė do tė vazhdojnė tė trajtohen nga Dhoma e Posaēme e Gjykatės Supreme tė Kosovės, ku shumica e gjyqtarėve do tė jenė ndėrkombėtarė.
Kontestet rreth pronės private do tė vazhdojnė tė trajtohen nga Agjencia Kosovare e Pronave (AKP) nė pėrputhje me mandatin e saj, e cila do tė ketė prani tė fortė ndėrkombėtare. Ankesat kundėr vendimeve tė Komisionit pėr kėrkesa pronėsore tė AKP-sė do tė shqyrtohen pėrmes paneleve tė gjykatėsve tė Gjykatės Supreme, ku shumica e gjyqtarėve do tė jenė ndėrkombėtarė.
Kuvendi i Kosovės do ti trajtojė me prioritet ēėshtjet e kthimit tė pronave, duke pėrfshirė ato qė ndėrlidhen me Kishėn Ortodokse serbe. Tė gjitha komunitetet joshumicė do tė pėrfshihen nė kėtė proces.
Borxhi i jashtėm
Sipas Marrėveshjes, Kosova do tė merr pjesėn e saj tė borxhit ndėrkombėtar nga Republika e Serbisė.
Pjesa e borxhit e Kosovės do tė pėrcaktohet pėrmes negociatave mes Kosovės dhe Republikės sė Serbisė, duke marrė parasysh parimet e zbatuara pėr ndarjen e borxhit tė jashtėm me rastin e sukcesionit pėr Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė. |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
plaveguci Administrator/e

Anėtarėsuar: 12 Sep 2006 Mesazhe: 361
|
Postuar: Fri Feb 02, 2007 5:34 pm Titulli i mesazhit: |
|
|
Sistemi i drejtėsisė
Marrėveshja parasheh njė sistem tė drejtėsisė nė Kosovė qė bazohet nė sundimin e sė drejtės dhe qė ėshtė i integruar, i pavarur, profesional dhe i paanshėm.
Sigurimi i diversitetit etnik
Lidhur me rekrutimin, pėrzgjedhjen, emėrimin, avancimin dhe transferimin e gjyqtarėve dhe prokurorėve, Marrėveshja parasheh qė autoritetet relevante tė Kosovės tė sigurojnė qė shėrbimet e gjyqėsorit dhe tė prokurorisė tė reflektojnė karakterin shumetnik tė Kosovės dhe, nė veēanti, strukturėn etnike nė viste ku ata kanė kompetenca. Nė kėtė aspekt:
Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės (KGJK) duhet tė ndėrmerr tė gjitha masat e nevojshme me qėllim tė rritjes sė numrit tė gjyqtarėve dhe prokurorėve nga komunitetet e papėrfshira sa duhet;
Nė nivelet e gjykatave tė qarkut dhe nė nivel tė Gjykatės Supreme, kėrkesa pėr numrin e posteve gjyqėsore tė rezervuara pėr gjyqtarė joshqiptarė tė Kosovės do tė jetė minimale;
Kadidatėt pėr poste gjyqėsore tė cilėt janė rezervuar pėr pjesėtarė tė komuniteteve joshqiptare tė Kosovės do tė caktohen pėr emėrime nga vetė anėtarėt e KGJK-sė, tė cilėt pėrfaqėsojnė komunitetet joshqiptare tė Kosovės;
Pėrmirėsimi i qasjes nė drejtėsisė
Do tė themelohet njė Gjykatė Kushtetuese, e pėrbėrė nga nėntė gjyqtarė, personalitete me moralin mė tė lartė,
Marrėveshja perqendrohet nė pėrmirėsimin e qasjes nė drejtėsi pėr tė gjithė personat nė Kosovė dhe, nė veēanti, pėr banorėt e komunave tė sapokrijuara me shumicė serbe nė Kosovė,
Komuna e re do tė ketė mundėsi qė KGJK-sė ti paraqesė kėrkesė pėr krijimin e njė gjykate tė re themelore nė territorin e saj apo qė tė jetė nėn juridiksionin e njėrės nga gjykatat themelore nė njė komunė tjetėr,
Nėse njė gjykatė e re themelore nuk krijohet pėr atė komunė, autoritetet kompetente duhet tė ndėrmarrin tė gjitha masat e nevojshme pėr tė siguruar qė komunitetet vendore nė komunėn e re kanė qasje nė drejtėsi, duke pėrfshirė pėr shembull, themelimin e njė departamenti nė njė gjykatė themelore nė territorin e asaj komune, ose tė sigurojnė mbajtjen e seancave nė komunėn ku ndodhet gjykata themelore, e cila ka kompetenca mbi tė.
Pėrforcimi i Kėshillit Gjyqėsor tė Kosovės (KGJK)
Marrėveshja parasheh qė nė pėrbėrjen e KGJK-sė tė ketė pėrfaqėsim tė gjėrė, ai tė jetė funksional dhe i pavarur;
Pas pėrfundimit tė mandatit tė UNMIK-ut, KGJK-ja do tė ushtrojė pushtetin suprem pėr ti propozuar Kryetarit tė Kosovės kandidatė pėr emėrim apo riemėrim si gjyqtarė apo prokurorė;
KGJK-ja do tė vazhdojė qė tė ushtrojė pushtetin e vet gjatė procesit tė vazhdueshėm e gjithėpėrfshirės tė rishikimit tė qėndrueshmėrisė sė aplikantėve pėr emėrime tė pėrhershme nė shėrbimet e gjyqėsorit dhe tė prokurorisė. |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
plaveguci Administrator/e

Anėtarėsuar: 12 Sep 2006 Mesazhe: 361
|
Postuar: Fri Feb 02, 2007 5:34 pm Titulli i mesazhit: |
|
|
Sektori i Sigurisė
Marrėveshja (Zgjidhja) do pėrmirėsojė dukshėm fuqitė dhe pėrgjegjėsitė e autoriteteve nė Prishtinė lidhur me Sigurinė nė Kosovė.
Njė Kėshill i ri i Sigurisė sė Kosovės, i cili do ti raportojė Kryeministrit do tė formohet pėr tė ndėrtuar njė startegji tė gjithėmbarshme tė sigurisė.
Shėrbimi Policor i Kosovės (SHPK)
SHPK do tė ketė njė zingjir tė bashkuar tė komandės npėpėr tėrė Kosovėn.
Pėrbėrja etnike e SHPK-sė nė njė komunė tw caktuar do tė reflektojė deri nė njė masė tė mundshme, pėrbėrjen etnike tė popullatės mbrenda asaj komune.
Nė komunat me shumicė serbe Asambleja Komunale do tė ketė rol nė selektimin e Komandantit tė stacionit vendor policor.
Forca e Sigurisė sė Kosovės (FSK)
Do tė krijohet njė forcė profesionale dhe shumėetnike e quajtur Forca e Sigurisė se Kosovės.
FSK do tė ketė maksimum 2,500 anėtarė aktiv dhe 800 anėtarė rezervė, pa armė tw rėnda. Anėtarėt e FSK-sė do tė rekrutohen nga e tėrė Kosova gjatė njė procesi zyrtar tė selektimit tė zhvilluar bashkarisht nga Prezenca Ushtrake Ndėrkombėtare (IMP) dhe Kosovare.
FSK-ja fillimisht do tė jetė pėrgjegjėse pėr tiu pėrgjigjur krizave, shkatėrrimit tė mjeteve shpėrthyese dhe mbrojtjen civile.
FSK-ja do tė jetė e disenjuar dhe e pėrgatitur pėr tė pėrmbushur funksione tė tjera tė sigurisė, jo tė pėrshtatshme pėr policinė ose organizatat tjera tė zbatimit e ligjit. Prezenca Ushtarake Ndėrkombėtare nė koordinim me Pėrfaqėsuesin Civil Ndėrkombėtar do tė vendosė kur tė autorizojnė FSK-nė pėr tu angazhuar nė kėto funksione tė reja tė sigurisė.
TMK-ja e tanishme pasi qė ti ketė pėrmbushur objektivat e veta, pėrfshirė lehtėsimin e rimėkėmbjes sė Kosovės pas konfliktit, do tė shpėrbėhet mbrenda njė viti. Komuniteti Ndėrkombėtar do tė krijojė njė proces tė Demobilizimit dhe Reintegrimit pėr pensionistėt e TMKsė.
Intelegjenca
Kosova do tė ketė agjensinė vendore tė sigurisė pėr tė monitoruar kėrcėnimet kundėr sigurisė sė mbrendshmė tė Kosovės. |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
plaveguci Administrator/e

Anėtarėsuar: 12 Sep 2006 Mesazhe: 361
|
Postuar: Fri Feb 02, 2007 5:35 pm Titulli i mesazhit: |
|
|
Prezenca Ndėrkombėtare
Kosova do tė jetė pėrgjegjėse pėr menaxhimin e ēėshtjeve tė veta dhe pėr pėrmbushjen e obligimeve sipas Marrėveshjes (Zgjidhjes). Njė pėrfaqėsues civil ndėrkombėtarė do tė emėrohet pėr tė mbikėqyr implementimin e Marrėveshjes (Zgjidhjes) dhe pėr tė mbėshtet pėrpjekjet pėrkatėse tė autoriteteve tė Kosovės. KFOR-i do tė vazhdojė tė jetė prezent nė tėrė Kosovėn dhe tė punojė nė mbėshtetje tė autoriteteve tė Kosovės.
Prezenca Civile Ndėrkombėtare
a. Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar
Njė Pėrfaqėsues Civil Ndėrkombėtar (PCN), i cili gjithashtu do tė jetė Pėrfaqėsues Special i BE-sė (PSBE), do tė emėrohet nga njė Grup Drejtues Ndėrkombėtar (GDN) i pėrbėrė nga pėrgjegjėsit kyē ndėrkombėtar.
PCN-ja do tė jetė autoriteti vendimtar nė Kosovė sa i pėrket interpretimit tė aspekteve civile tė Marrėveshjes (Zgjidhjes).
PCN-ja do tė mbėshtetet nga njė Zyrė Civile Ndėrkombėtare (ZCN). Nė krahasim me UNMIK-un, ZCN-ja do tė jetė mė e vogėl dhe roli i saj do te jetė rrėnjėsisht i ndryshėm.
Ndryshe nga UNMIK-u, PCN-ja nuk do tė ketė mandat ekzekutiv pėr tė administruar Kosovėn. PCN-ja do tė ketė fuqi tė veēanta pėr tė lejuar atė/ate tė ndėrmarrė masat e duhura pėr tė mbikėqyr dhe siguruar implementimin e suksesshėm tė Marrėveshjes (Zgjidhjes). PCN-ja, pėr shembull, mund tė pėrmirėsojė ose anulojė vendimet e autoriteteve publike tė Kosovės tė cilat ai/ajo i vlerėson si tė papėrputhshme me dokumentin apo frymėn e Marrėveshjes (Zgjidhjes).
Mandati i PCN-sė do tė vazhdojė derisa GDN-ja vendos qė Kosova i ka pėrmbush kushtet e Marrėveshjes (Zgjidhjes).
GDN-ja do tė bėjė vlerėsimin e parė tė implementimit tė marrėveshjes (zgjidhjes) sė statusit pas dy viteve.
b. Misioni pėr Siguri Evropiane dhe Politikė Mbrojtėse (SEPM)
Njė mision i SEPM-sė, nėn udhėheqje tė PSBE-sė, do tė ndihmojė Kosovėn nė zhvillimin efektiv, tė drejtė dhe pėrfaqėsues tė institucioneve tė sundimit tė ligjit.
Misioni i SEPM-sė do tė ketė autoritet pėr tė siguruar se krimet veēanėrisht sensitive hetohen, procedohen dhe gjykohen nė mėnyrė tė duhur, duke pėrfshirė edhe prokurorėt dhe gjykatėsit e pavarur ndėrkombėtarė kur ėshtė nevoja.
Misioni i SEPM-sė do tė ketė autoritet tė ndėrmarrė funksione tė kufizuara ekzekutive pėr tė siguruar vazhdimėsinė dhe promovimin e sundimit tė ligjit, rendit publik dhe sigurisė.
Prezenca Ushtarake Ndėrkombėtare
KFOR-i do tė mbetet nė Kosovė si njė Prezencė Ushtarakė Ndėrkombėtare (PUN) pėr tė ofruar njė ambient tė qetė dhe tė sigurt nė bashkėpunim me PCN-nė dhe nė pėrkrahje tė institucioneve tė Kosovės deri atėherė kur kėto institucione janė tė afta pėr tė marrė mbi vete pėrgjegjėsinė pėr sigurinė e Kosovės.
Nė fillim tė implementimit tė Marrėveshjes (Zgjidhjes), KFOR-i do ti ofrojė siguri njė numri tė objekteve paraprakisht tė caktuara tė kishės ortodokse Serbe.
Gjatė njė periudhe fillestare, PUN-i gjithashtu do tė mbikėqyrė, monitorojė dhe do tė ketė autoritet ekzekutiv mbi Forcėn e Re tė Sigurisė tė Kosovės. |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
plaveguci Administrator/e

Anėtarėsuar: 12 Sep 2006 Mesazhe: 361
|
Postuar: Fri Feb 02, 2007 5:36 pm Titulli i mesazhit: |
|
|
Marrėveshjet kalimtare
Me hyrjen nė fuqi tė Marrėveshjes, do tė pasojė njė periudhė kalimtare prej 120 ditėsh.
Gjatė kėsaj periudhe kalimtare:
Procesi Kushtetues
Kushtetuta e re do tė hartohet nga Komisioni kushtetues i pėrbėr prej 21 anėtarėve, tė cilėt duhet tė kenė tė gjitha kualifikimet profesionale pėrkatėse dhe ekspertizėn e nevojshme pėr kėtė qėllim.
Kushtetuta do tė vėrtetohet nga Pėrfaqėsuesi i Zyrės Ndėrkombėtare Civile (ICR).
Kuvendi i Kosovės do tė aprovojė zyrtarisht Kushtetutėm e re. Njė aprovim i tillė kėrkon 2/3 e shumicės sė anėtarėve tė Kuvendit dhe konsultime tė nevojshme me anėtarėt joshumicė tė Kuvendit.
Legjislacioni i Kosovės
Kuvendi i Kosovės duhet tė miratojė zyrtarisht pjesė tė caktuara tė legjislacionit tė domosdoshėm pėr zbatimin e kushteve tė Marrėveshjes, e cila do tė hyjė nė fuqi menjėherė pas pėrmbylljes sė periudhės kalimtare.
Njė legjislacion i tillė duhet tė pėrfshijė ligjet pėr zgjedhjet e pėrgjithshme dhe lokale, Ligjin mbi vetėqeverisjen lokale dhe kufijtė e komunave dhe Ligjin mbi formimin e zonave tė posaēme rreth objekteve religjioze dhe kulturore serbe.
Prania e UNMIK-ut
Gjatė periudhės kalimtare, UNMIK-u do tė vazhdojė tė ushtrojė mandatin e vet sipas Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit. Pėr ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me zbatimin e Marrėveshjes, UNMIK-u do tė konsultohet me Pėrfaqėsuesin e Zyrės Ndėrkombėtare Civile (ICR), i cili do tė ketė autoritetin e monitorimit tė zbatimit tė Marrėveshjes dhe do tė japė rekomandime pėr UNMIK-un pėr ndonjė veprim qė duhet tė ndėrmirret me qėllim tė sigurimit tė pėrputhshmėrisė me Marrėveshjen.
Korniza Kushtetuese dhe ligjet tjera tė zbatueshme mbesin nė fuqi derisa nuk janė nė mospėrputhje me Marrėveshjen.
Nė fund tė periudhės kalimtare, mandati i UNMIK-ut do tė bartet i tėri njėherėsh tek autoritetet qeveritare tė Kosovės, pėrveē nėse me kėtė Marrėveshje parashihet ndryshe.
UNMIK-u do tė sigurojė njė periudhė tė rregullt kalimtare tė kornizės ligjore ekzistuese nė kornizėn ligjore tė krijuar sipas kėsaj Marrėveshje.
Zgjedhjet
Jo mė vonė se 9 muaj nga hyrja nė fuqi e kėsaj Marrėveshjeje, Kosova do tė organizojė zgjedhjet e pėrgjithshme dhe komunale. |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
plaveguci Administrator/e

Anėtarėsuar: 12 Sep 2006 Mesazhe: 361
|
Postuar: Fri Feb 02, 2007 5:36 pm Titulli i mesazhit: |
|
|
Informacion i pėrgjithshėm:
Mė 10 qershor 1999, nė pėrfundim tė fushatės ajrore tė NATO-s kundėr regjimit tė Millosheviqit nė Republikėn
Federale tė Jugosllavisė (RFJ), Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara kaloi Rezolutėn 1244 si pėrgjigje ndaj situatės pas konfliktit nė Kosovė. Kjo rezolutė kėrkonte nga RFJ-ja qė t'i ipte fund dhunės dhe shtypjes nė Kosovė dhe tė bėnte tėrheqjen nė faza tė forcave tė saj ushtarake, policore dhe paramilitare nga Kosova.
Duke qenė nė aspektin ligjor akoma pjesė e Serbisė, Kosova ėshtė administruar nga Kombet e Bashkuara (KB) qė nga kalimi i Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė KB-ve, e cila mundėsoi krijimin e njė pranie civile ndėrkombėtare tė udhėhequr nga njė Pėrfaqėsues Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm (PSSP) si dhe njė prani ndėrkombėtare pėr aspektin e sigurisė. Rezoluta 1244 mandaton praninė civile ndėrkombėtare, tė njohur si Mision i Pėrkohshėm i Administratės sė KB-ve nė Kosovė (UNMIK), nė mėnyrė qė tė krijojė autonomi pėrmbajtėsore dhe qė pėrfundimisht tė ndihmojė procesin politik tė dizajnuar pėr pėrcaktimin e statusit tė ardhshėm tė Kosovės. PSSP-ja ėshtė zyrtari mė i lartė ndėrkombėtar nė Kosovė dhe ka njė pushtet tė gjerė ligjor nė qeverisjen e Kosovės.
Nė maj tė vitit 2005 Sekretari i Pėrgjithshėm emėroi Ambasadorin Kai Eide, Pėrfaqėsues i Pėrhershėm i Norvergjisė nė NATO si tė Dėrguar tė Posaēėm tė tij me qėllim qė tė kryejė njė shqyrtim tė pėrgjithshėm tė Kosovės. Nė letrėn e tij drejtuar Kėshillit tė Sigurimit mė 7 tetor 2005, duke pėrcjellur raportin e Ambasadorit Eide, Sekretari i Pėrgjithshėm konkludoi se kishte ardhur koha pėr tė lėvizur nė fazėn e ardhshme tė procesit politik nė Kosovė. Mė 24 tetor 2005, nė njė Deklaratė Presidenciale, anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit miratuan qėllimin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm pėr tė nisur procesin politik dhe mirėpritėn qėllimin e tij pėr tė emėruar njė tė Dėrguar tė Posaēėm i cili do ta udhėheqte kėtė proces. Mė 31 tetor 2005, Sekretari i Pėrgjithshėm informoi Kėshillin e Sigurimit mbi qėllimin e tij pėr ta emėruar Zt. Martti Ahtisaarin, ish-Presidentin e Finlandės, si tė Dėrguar tė tij tė Posaēėm (DP) pėr procesin e statusit tė ardhshėm tė Kosovės dhe Zt. Albert Rohan (nga Austria) si Zėvendės tė tė Dėrguarit tė Posaēėm (ZDP). Kėshilli i Sigurimit, nė njė letėr tė datės 10 nėntor 2005, mbėshteti emėrimin e tyre.
Pėrveē kėsaj, nė nėntor 2005, anėtarėt e Grupit tė Kontaktit (Franca, Gjermania, Italia, Federata Ruse, Mbretėria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara) lėshuan dhjetė "Parimet Udhėheqėse" mbi zgjidhjen e statusit tė Kosovės" nė mbėshtetje tė tė Dėrguarit tė Posaēėm dhe tė pėrpjekjeve tė tij (Shėnim: linku nė Parimet Udhėheqėse). Nė veēanti, kėto parime theksojnė se ēfarėdo zgjidhje duhet tė sigurojė shumetnicitetin e Kosovės, mbrojtjen e trashėgimisė kulturore dhe fetare nė Kosovė, duhet tė forcojė sigurinė dhe stabilitetin dhe duhet tė sigurojė se Kosova mund tė bashkėpunojė nė mėnyrė efektive me organizatat ndėrkombėtare dhe me institucionet financiare ndėrkombėtare. Nė deklaratėn vijuese, Grupi i Kontaktit poashtu ka theksuar se ēdo zgjidhje duhet qė tė jetė e pranueshme pėr popullin e Kosovės. |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
plaveguci Administrator/e

Anėtarėsuar: 12 Sep 2006 Mesazhe: 361
|
Postuar: Fri Feb 02, 2007 5:37 pm Titulli i mesazhit: |
|
|
Procesi i statusit:
Emisari Special dhe zėvendėsi i tij u kanė bėrė vizitėn e tyre tė parė palėve dhe rajonit nė nėntor tė vitit 2005, duke vizituar Prishtinėn dhe Beogradin si dhe kryeqytetet e shteteve fqinje si Tiranėn, Podgoricėn dhe Shkupin. Qė nga ajo kohė, Emisari Special, zėvendėsi i tij dhe anėtarėt e stafit tė lartė tė UNOSEK-ut kanė bėrė vizita tė shpeshta nė rajon.
Nė rrjedhat e vitit 2006, UNOSEK-u ka mbajtur 15 raunde tė bisedimeve tė drejtpėrdrejta mes ekipeve negociuse tė Beogradit dhe Prishtinės.
Kėto bisedime janė pėrqendruar nė ēėshtjet e decentralizimit, mbrojtjen e trashėgimisė kulturore dhe religjioze nė Kosovė, ēėshtjet ekonomike dhe nė mbrojtjen e tė drejtave tė komunitetit.
Pėrveē kėsaj, Emisari Special i ka kryesuar bisedimet e drejtpėrdrejta me udhėheqėsit e Serbisė dhe Kosovės, tė mbajtura mė 24 korrik 2006. Presidenti Boris Tadic dhe Kryeministri Vojislav Kostunica kanė udhėhequr delegacionin e Serbisė, kurse Presidenti Fatmir Sejdiu ka udhėhequr Ekipin e unitetit tė Kosovės. Nė takim iu ofrua rasti secilės palė qė t'ia praqesė palės tjetėr, nė nivelin mė tė lartė, pikėpamjet pėr tė ardhmen e Kosovės, dhe tė njėjtėn t'ia paraqesė edhe komunitetit ndėrkombėtar, tė pėrfaqėsuar nga UNOSEK-u dhe vėzhguesit e GK-sė, BE-sė dhe NATO-sė.
Lista e bisedimeve tė drejtpėrdrejta mes delegacioneve tė Beogradit dhe Prishtinės:
Takimi i udhėheqėsve serbė dhe kosovarė nė Vjenė (24 korrik)
Tetė takime tė mbajtura lidhur me decentralizimin: (20 - 21 shkurt, 17 mars, 3 prill, 5 maj, 19 korrik, 7 gusht, 7 dhe 15 shtator)
Tri takime lidhur me mbrojtjen e trashėgimisė kulturore dhe religjioze nė Kosovė: (23 maj, 18 korrik dhe 8 shtator) Dy takime lidhur me tė drejtat e komunitetit: (8 gusht dhe 8 shtator)
Njė takim lidhur me ēėshtjet ekonomike: (31 maj)
Pėrveē kėtyre takimeve tė drejtpėrdrejta mes palėve, qysh nga janari i vitit 2006, 26 ekspertė tė misionit tė UNOSEK-ut e kanė vizituar Beogradin dhe Prishtinėn, pėr tė biseduar ndaras me palėt pėr ēėshtje tė ndryshme.
Siē duket, qė nga nėntori i vitit 2005, Emisari Special dhe zėvendėsi i tij kanė takuar gjerėsisht aktorėt tjerė kyē tė kėtij procesi. Ata i kanė pėrfshirė raportimet nė Kėshillin e Sigurimit (4 mars, 13 korrik dhe 22 shtator tė vitit 2006); takimet me GK-nė, Ministrat e jashtėm tė BE-sė dhe me aktorėt e tjerė ndėrkombėtar, pėrfshirė NATO-nė dhe OSBE-nė.
Pas takimit me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara tė mbajtur me 25 janar 2007 nė Paris, pėr t'i raportuar pėr zhvillimet e fundit lidhur me procesin e statusit dhe tė shkėmbejė me te propozime, Emisari Special, me 26 janar 2007, u takua nė Vjenė me anėtarėt e Grupit tė Kontaktit pėr tė shkėmbyer mendimet gjithashtu pėr pėrmbajtjen e propozimit tė tij, si pjesė tė konsultimeve tė rregullta dhe procesit tė bashkėpunimit tė ngushtė mes UNOSEK-ut dhe GK-sė. |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
|