KENGET EPIKE E LEGJENDARE SHQIPTARE

 
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės    www.malsia.eu Indeksi i forumit :: M U Z I K A dhe F O L K L O R I
Shiko temėn e mėparshme :: Shiko temėn pasuese  
Autori Mesazh
plaveguci
Administrator/e


Anėtarėsuar: 12 Sep 2006
Mesazhe: 366

MesazhPostuar: Sat Sep 16, 2006 8:29 am    Titulli i mesazhit: KENGET EPIKE E LEGJENDARE SHQIPTARE Pėrgjigju me kuotė

"Martesa e Halilit"

KENGET EPIKE E LEGJENDARE SHQIPTARE
Studime dhe analiza

Visaret e Kombit Shqiptar janė tė shumta, por ndėr me tė shkėlqyerat janė kėnget epike legjendare, ku nėpėrmjet tyre ėshtė shkruar qartė historia e jonė e mrekullueshme me tė gjitha pėrmasat e veta. Ato kėngė epike, vaje, gojdhėna e shumė tė tjera, kanė qėnė edukimi mbarė shqiptar tradicional gjatė mijė vjeēarve, tė cilat kanė mbajtur gjallė shpirtin e qėndresės dhe tė mbijetesės ndaj ēdo vuajtje apo lufte nėpėr kohra. Ndėr mė tė njohurat legjenda janė pėr Mujin dhe Halilin, legjenda qė kanė marrė pėrmasat e kėngve epike legjendare, ku janė kėnduar e cituar shekull pas shekulli nga masat popullore Shqiptare, nėn tingujt e veglės tradicionale „Lahutės“. Pėr lexuesin tonė po fillojmė njė botim tė njė cikli tė kėtyre legjendave Shqiptare, qofshin ato nė kėngė apo tregime, duke i pėrshtatur pėr botim, pa ua humbur rimėn dialektore, por duke u pėrpjekur pėr ti pėrshtatur sa mė tė kuptueshme pėr lexuesin tonė. Njėkohsisht ju pėrgjigjemi pėr pyetje qė ju mund tė na drejtoni, pėr fjalė qė nuk i kuptoni dot, pasi ato janė fjalė tė vjetra tė Shqipes sė folur. Por dhe me origjinė dialektore, kryesisht tė krahinave veriore tė Kombit Shqiptar…
*****************************************
Martesa e Halilit

Lum pėr ty, o Zot o i lumi!
Fort po shndrit ai diell e pak po nxe’!
Ē’po e rreh era, rrapin e Jutbinės !
Borė e madhe qė paska ra,
Randojnė ahet pėr me u thye;
Ushtojnė bjeshkėt prej ortekve,
Kanė ra vashat me gja nė lumė,
Kanė gjetė lumin nė akull tė ngrimė;
Kanė nisė vashat krojet me kėrkue,
Kanė gjetė krojet, hej akujsh, shterrue.
Kanė nisė vashat e po dertojne:
Kur tė bajnė Zoti motin me lirue,
Gjaja e gjalle drue se ka mbarue !
Po Zot, ē’ka janė njata shtetgtarė,
Veshė e mathė porsi Zotni?
***********************************************
Ēfarė na thonė kėto vargje epike popullore shqiptare ?
Kuptimi dhe zberthimi i tyre i hollsishem :

Tė gjithė Shqiptarėt nėper miera vjeēarėt e historisė sė ekzistencės tonė si komb e si popull, i jemi falur njė Zoti tė vetėm, atij qė ka qėnė, ėshtė e do tė mbetet krijuesi e inspiruesi i gjithsisė, mbrojtėsi dhe drejtuesi i gjithēkaje nė kėte Uneivers. Ashtu, pra Perendia ka qėnė fillimi i parė i ēdo vepre, deri dhe i fillimit tė pėrshkrimit tė historive tona nė kėnge e vargje.
-Fjalet “ Fort po shndrit ai Diell e pak po nxe” : Kanė domethėnien se e vėrteta mbi komibn e popullin shqiptar ka shkėlqyer gjithmone e jetes nė vetvehtėn dhe vėndin e vet, si dielli, por shumė pak dhe pothuajse aspak nuk ėshtė rrespektuar nga vėndet fqinjė dhe aq me pak nga ato shtete e fuqi tė tjera qė njiheshin gjatė shekujve dhe qė kishin filluar tė bėnin pazare me trojet e vėndeve tė tjera, e sidomos me trojet e Shqiptarve.
“Rrapi i Jutbines” Nje peme gjigande qe rritet deri ne puthje me rete, qe jeton qindra vjet e qe nuk i shuhet fara kurre, eshte simboli krahasues me origjinali, qe ka gjetur krijuesi popullor per krahasimin e kombit shqiptar. Rrenjet e rrapeve shkojne aq thelle ne toke, gje qe tregon per vete rrenjet tona te lashta kombtare shqiptare. Bashkė me ahet qė gati po thehen prej debores se madhe… ato janė kryeqėndrat e banuara nė trojet veriore Ilire-Shqiptare, eshte vete simboli i kombit me kryeqendrat e veta, nė njė jetese bolleku e qetsie tė cilėn populli e tregon me ngarkesėn e deborės nėpėr ahe, si simbol i rifreskimit, i ringjalljes sė jetės dhe pasurise…. Pra nė fiset e familjet Shqiptare nuk kishte varfėri nė ato kohra, por kishte njė ftohtesi jete prej luftrave, tė ftohta, acar, aq sa kishte ngrire jetėn, krojet dhe lumenjte, ēdo gjė tė levizshme… Jetėn e ngrijne, e ndalojne luftrat, shkatrrimet, barbarit e armiqve qė vijnė si rrebeshe, sa dhe deri elementet e parė tė jetės i ndalojnė…
Ato luftra kishin ngrire gjithe jeten nė trojet veriore Shqiptare, pasi burrat kishin rrokur armėt dhe kishin dalė pėrballė sulmuesve qė u binin kufijve tė Ilirise nė veri, herė mbas here, e nė ato luftra nuk ishte e lehte tė dilnin as vetė fitimtarėt pa viktima. Shumė gjatė vazhdonin ato luftra, sa qė vashat Shqiptare tė cilat mbanin mbi supe jo vetėm peshėn e mbajtjes gjallė tė jetesės nė familje, furnizimin e burrave nė luftė me ushqime e veshje, rritjen dhe edukimin patriotik, trimeror tė fėmijėve, por edhe vetė, shpesh, kur armiku depėrtonte deri afėr vendbanimeve, ato pėrlesheshin fyt mė fyt me barbarin… Ato gra Shqiptare tė atyre kohrave e ndiqnin zhvillimin e luftrave dhe bėnin llogarite aq sakt saqė nė momentet mė tė rrezikshme kur ato parandjenin humbjen apo shuarjen e fiseve dhe krahinave tė tana tė cilat binin nėn thember tė armiqve, ato paralajmronin tėrheqjen drejt thellesive tė zemrės Ilire, siē ishin malet apo qytetet e Shqipėrise veriore.
Nė pėrpjekjet e tyre pėr ta shpėtuar gjallėrimin e jetės nė viset e trojet shqiptare, ato e krahasonin luftėn me motin e keq, tė eger, tė ftohtė qė shkatrron ēdo gjė dhe deri bagėtite, nuk kanė me ujė as ushqim. Mirpo kur diku larg nė majet e bjeshkve shikonin burrat e tyre apo mashkujt e fisve Shqiptaret qė po ktheheshin nga luftrat kundėr armiqve me njė gjysėm fitore, apo tėrheqje, si disa gjahtarė qė nuk kanė arritė ta kapin apo ta gjuajnė gjahun qė kanė pasė si qellim… Pra nuk kanė arritė ta debojnė armikun pėrgjithmonė, pasi ai kishte zėnė vėnd diku nė cepat e kufinjve, ku vinte ēdo dite duke e shty nga njė gjurme, brenda territoreve Ilire-Shqipetare…
Betejat e Legjendave tė Mujit dhe ēetave tė Jutbines lidhen gjithnjė me njė lumė tė madh, ku shpesh stuhite e luftrave i perplasin nė brigjet jugore e veriore tė atije lumi… Mirpo nė legjenda na thuhet se Gjeto Basho Mujo, si perfaqsues i popullit shqiptar ne ato kenge epike e legjendare, i ka kullat nė krahun jugor tė atijė lumi…do me thene se kufinjte e shqiptarve fillonin aty...
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Dėrgo njė mesazh Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhe nga:   
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės    www.malsia.eu Indeksi i forumit :: M U Z I K A dhe F O L K L O R I Ora ėshtė sipas CET (Europe)
Faqja 1 e 1

 
Kėrce tek:  
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum
Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum
Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi