FILLOI SEZONI TURISTIK NĖ ULQIN

 
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės    www.malsia.eu Indeksi i forumit :: L A J M E T
Shiko temėn e mėparshme :: Shiko temėn pasuese  
Autori Mesazh
www.shqipnia.eu
Super Moderator/e


Anėtarėsuar: 23 Mar 2007
Mesazhe: 160

MesazhPostuar: Sat Jul 05, 2008 3:00 pm    Titulli i mesazhit: FILLOI SEZONI TURISTIK NĖ ULQIN Pėrgjigju me kuotė

FILLOI SEZONI TURISTIK NĖ ULQIN

Arrijnė turistėt e parė


Tė gjithė nė Ulqin janė nė ankth pėr suksesin e kėtij sezoni turistik gjė qė ėshtė e natyrshme pėr njė qytet qė e ka tė lidhur jetėn dhe tė ardhmen me zhvillimin e turizmit.

Pas ditėve me shi, ditėt e mira me diell kanė sjellė turistėt e parė nė Ulqin. Dhe duket se ka qenė pikėrisht koha e ndryshueshme qė ka ndikuar nė vonesėn e ardhjes sė turistėve tė parė nė krahasim me vitet e kaluara.
Fillimi i sezonit turistik nuk ėshtė edhe aq premtues edhe pse askush nė Ulqin nuk e din numrin e saktė tė turistėve qė aktualisht pushojnė nė kėtė qytet. Pėrkundėr premtimeve dhe besimit tė zyrtarėve lokalė pėr suksesin e kėtij sezoni, askush nuk mund tė thotė me saktėsi se ēfarė do tė jetė ai. Prandaj ėshtė edhe i kuptueshėm ankthi i qytetarėve tė Ulqinit pėr suksesin e kėtij sezoni duke ditur se kemi tė bėjmė me njė qytet qė e ka tė lidhur jetėn dhe tė ardhmen me zhvillimin e turizmit.
Ankthi i ulqinakėve lidhet edhe me ndikimet qė do tė kenė zhvillimet e pėrgjithshme botėrore, si inflacioni nė nivel botėror, rritja e ēmimeve tė shumė mallrave, nė radhė tė parė e naftės, por edhe faktorė tė tjerė tė karakterit vendor, si vendosja e pagesės sė taksės ekologjike pėr tė gjitha makinat qė hyjnė nė Mal tė Zi.
Nė aspektin e ofertės turistike sivjet nuk ka ndonjė ndryshim tė madh. Pėr dallim nga viti i kaluar, nė Ulqin ėshtė rritur numri i kapaciteteve nė sektorin privat, kurse nė sektorin hotelier mendohet qė kapaciteti tė jetė zvogėluar. Shumė hotele qė dikur ishin simbol tė turizmit tė Ulqinit, sot ose nuk ekzistojnė ose nuk funksionojnė. Kėshtu pėr shembull, hoteli "Galeb" ėshtė prishur fare dhe sivjet nuk do tė presė turistė.
Ndryshe nga kjo, plazhet e Ulqinit pėr ēdo vit avancojnė nė shėrbimin e tyre. Kėtė e dėshmon mė sė miri edhe numri i plazheve qė janė bartėse tė flamurit tė kaltėr, simbol i cilėsisė sė lartė.
Sa i pėrket ēmimeve, nisur nga rritja e pėrgjithshme e tė gjitha ēmimeve dhe shėrbimeve, ēmimet e sivjetshme pritet tė pėsojnė rritje tė vogėl nė krahasim me vitin e kaluar.
Pėrkundėr problemeve tė shumta, Ulqini ofron mundėsi tė shumta pėr tzu dėfryer dhe pėr tė kaluar pushimet verore.
Gjithsesi, Ulqini e pret kėtė sezon turistik nė pritje tė privatizimeve tė mėdha qė janė paralajmėruar tė ndodhin nė Plazhin e Madh, Ada dhe Valdanos.
_________________
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhe nga:   
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės    www.malsia.eu Indeksi i forumit :: L A J M E T Ora ėshtė sipas CET (Europe)
Faqja 1 e 1

 
Kėrce tek:  
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum
Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum
Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi