NJĖ REFLEKSION MBI TRAGJEDINĖ E GĖRDECIT

 
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės    www.malsia.eu Indeksi i forumit :: L A J M E T
Shiko temėn e mėparshme :: Shiko temėn pasuese  
Autori Mesazh
www.shqipnia.eu
Super Moderator/e


Anėtarėsuar: 23 Mar 2007
Mesazhe: 160

MesazhPostuar: Fri Mar 21, 2008 5:12 pm    Titulli i mesazhit: NJĖ REFLEKSION MBI TRAGJEDINĖ E GĖRDECIT Pėrgjigju me kuotė

NJĖ REFLEKSION MBI TRAGJEDINĖ E GĖRDECIT

Fantazmat e historisė tragjike


Nė kėtė tragjedi tė madhe ėshtė i tepėrt ēdo koment dhe tentim tė tregohesh i menēur. Vetėm e di se edhe kėtė herė ėshtė lajmėruar njė ndjenjė e rėndė, sikur nė kohėn kur Shqipėria ishte i vetmi vend nė Europė, plotėsisht i izoluar nga Bota. Thjesht, paraqitet njė ndjenjė intime se je i krijuar pėr diēka mė tė mirė se ajo qė tė kanė projektuar pushtetarėt e dikurshėm komunist tė shtetit tonė amė.
Fundjavėn qė shkoi, Shqipėrinė e goditi njė tragjedi e tmerrshme. Nė serialin e shpėrthimeve nė depon e municionit nė vendin Gėrdec afėr Tiranės, jetėn e humbėn pesėmbdhjetė vetė, ndėrsa u lėnduan gati treqind tė tjerė. Janė rrėnuar dhjetra shtėpia nė rrethinė dhe ėshtė bėrė evakuacioni i katėr mijė njerėzve. Fuqia e shpėrthimit ka qenė e tillė sa qė ėshtė ndier nė Maqedoninė fqinje. Fjala ishte pėr njė depo tė vjetėr, nga vitet e gjashtėdhjeta, nga periudha e aleancave me Bashkimin Sovjetik dhe, mė vonė, Kinėn. Deri te shpėrthimi erdhi gjatė procesit tė demontimit. Lajmi ka qenė ndėr tė parėt nė tė gjitha TV-tė e botės. Pėr fat tė keq!
Nė kėtė tragjedi tė madhe ėshtė i tepėrt ēdo koment dhe tentim tė tregohesh i menēur. Vetėm e di se edhe kėtė herė ėshtė lajmėruar njė ndjenjė e rėndė, sikur nė kohėn kur Shqipėria ishte i vetmi vend nė Europė, plotėsisht i izoluar nga Bota. Thjesht, paraqitet njė ndjenjė intime se je i krijuar pėr diēka mė tė mirė se ajo qė tė kanė projektuar pushtetarėt e dikurshėm komunist tė shtetit tonė amė. Kur mendoj sot pėr periudhėn komuniste nuk mund tė mos mendoj se cilat mund tė jenė arsyet qė njė etnos tė mos shfaqė rezistencė pėr aq shumė decenie. Si ka ardhur deri te ajo qė shpirti rebelues i kėtij vendi (tė jesh rebel ėshtė njė nga vetitė e mrekullueshme, superiore, qė e dallon njeriun nga delet), sepse - si tha njė shkrimtar jugamerikan: "ato vetėm heshtin dhe kėrkojnė bar dhe ujė".
Kėto ditė u ngritėn murgjit tibetanė nė qytetin Lasa, kryeqyteti i Tibetit, shtet dhe popull tė cilin Kina, jo vetėm qė nuk e njeh, por edhe ushtron gjenocid kulturor. Kah fundi i vitit tė kaluar, u ngritėn, po ashtu, murgjit budistė, nė Birmani. Marshi i murgjėve tė bathur nė sandale dhe tė paarmatosur, ėshtė votuar si Pamje e Vitit nė shumė TV botėrore, nė fund tė vitit tė shkuar. Ngjashėm po ndodh tani nė Tibet, atė vend tė madh, me njė popull qė nuk ka kurrfarė lidhjeje me kinezėt, madje, as nė rafshin e racės, edhe pse pėr ne tė gjithė duken identikė. Ėshtė magjike kjo veti e budistėve tibetanė, nė kundėrshtim edhe me budizmin burimor, ashtu siē e ka formuluar Gautama Budha. Pse? Nga shkaku i thjeshtė se budizmi indus e ka hedhur tėrė njė nėnkontinent, Indinė, nė nirvanė kolektive.
Ėshtė njė film francez, "Apartamenti". Flet mbi mosmarrėveshjen tragjike ku njė djalė, (luan Vincente Kassel), dashurohet nė njė kalimtare tė rastit, (luan Monica Bellucci), tė cilėn as nuk arrin ta shohė qartė. Mė nė fund, kur arrin tzi afrohet takimit zyrtar, bėhet njė ndėrrim tragjik i roleve dhe djali takohet me njė tjetėr femėr, e cila vetėm nė shikim tė parė ia kujton tė dashurėn platonike, por, e cila ėshtė e shėmtuar si vetė djalli. Kuptohet, siē ndodhė nė veprat "filozofike", e bukura pėrfundon tragjikisht, ndėrsa, Kasselli ballafaqohet me versionin e shėmtuar. Sa herė qė e shikoj kėtė film, mbetet ndjenja se e bukura nuk ka shans nė konflikt me tė shėmtuarėn.
Ēfarė ėshtė lidhja e kėtij filmi metafizik me realitetin e tragjedisė sė Gėrdecit? Edhe pse e Mira nuk ka shans tė ngadhnjejė, madje as nuk ka hapėsirė ta justifikojė vetėn, ndoshta nuk ėshtė e pamundur qė nė jetė, tė ndodhė e kundėrta. Ndoshta, do tė vijė koha kur lajmet sikur ky, qė i takojnė epokės sė tė Keqes, do tė deportohen nė depon e hedhurinave tė Historisė sė kėsaj pjese tė Ballkanit.

Xhoana M. Perkaj
_________________
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
www.shqipnia.eu
Super Moderator/e


Anėtarėsuar: 23 Mar 2007
Mesazhe: 160

MesazhPostuar: Fri Mar 21, 2008 5:14 pm    Titulli i mesazhit: TRAGJEDI NĖ FSHATIN GĖRDEC TĖ VORĖS Pėrgjigju me kuotė

TRAGJEDI NĖ FSHATIN GĖRDEC TĖ VORĖS

Shqipėria nė Zi


Nė tragjedinė qė ndodhi tė shtunėn nė fshatin Gėrdec tė Vorės, nga shpėrthimi nė njė fabrikė tė ngritur pėr ēmontimin e municionit, deri tani kanė humbur jetėn tė paktėn 16 persona, tė paktėn pesė tė tjerė konsiderohen tė humbur, ndėrsa janė plagosur me dhjetra tė tjerė.

Shqipėria ėshtė mbėshtjellur nė zi pas tragjedisė qė ndodhi tė shtunėn nė fshatin Gėrdec tė Vorės, ku nga shpėrthimi nė njė fabrikė tė ngritur pėr ēmontimin e municionit deri tani kanė humbur jetėn tė paktėn 16 persona, tė paktėn pesė tė tjerė konsiderohen tė humbur, ndėrsa janė plagosur me dhjetra tė tjerė.
Pėrveē viktimave nė persona janė shkaktuar edhe dėme tė mėdha materiale, qė sipas vlerėsimeve paraprake llogariten nė disa dhjetra milionė euro.
Me qindra persona kanė pėrfunduar nė spitalet e ndryshme shqiptare, kurse ata qė kanė pėsuar lėndime mė tė rėnda janė dėrguar pėr t`u kuruar jashtė vendit, kryesisht nė Itali dhe Greqi.
Tragjedia e Gėrdecit ka shkaktuar dorėheqjen e ministrit tė Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Por opozita shqiptare ka kėrkuar qė tė japė dorėheqje edhe kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha.
Prokuroria e Pėrgjithshme tashmė ka filluar hetimet lidhur me kėtė rast dhe ka lėshuar fletėarrestet e para. Pėr momentin tre drejtues tė pėrfshirė janė ndaluar. Bėhet fjalė pėr drejtorin e ndėrmarrjes shetėrore tė import-exportit tė armėve, administratorin e firmės shqiptare AlbDemil, Mihal Delijorgji, i arrestuar kater vite mė parė pėr kontrabandė dhe evazion fiskal, si dhe drejtorin teknik tė kėsaj firme. Por mendohet se numri i tė arrestuarve tė pėrfshirė nė kėtė tragjedi do tė rritet.
Akuza e parė ėshtė ajo e mosrespektimit tė rregullave tė trajtimit tė materialeve plasėse, por mendohet se akuza tė tjera mund t’i shtohen asaj. Dėshmitarė tė ndryshėm kanė thėnė se nė fabrikė kanė punuar fėmijė tė mitur dhe njė numėr i madh i femrave dhe se kushtet nė fabrikė nuk i plotėsonin parametrat pėr zhvillimin e kėtij aktiviteti.
Qeveria shqiptare ka shpallur tė martėn ditė zie. Ajo ka premtuar se do tė bėjė rimbursimin e tė gjitha dėmeve tė shkaktuara nga kjo tragjedi.
Shkaku i tragjedisė nuk dihet saktėsisht ende. Edhe pse supozohet tė ketė qenė faktori njerėzor, nuk pėrjashtohet mundėsia e ndonjė akti terrorist.

Zyrtarėt malazezė dhe partitė shqiptare shprehin ngushėllime

Zyrtarėt mė tė lartė malazezė u kanė dėrguar telegrame ngushėllimi homologėve tė tyre shqiptarė me rastin e tragjedisė sė Gėrdecit.
Presidenti malazez Filip Vujanoviq i ka shprehur ngushėllime Presidentit shqiptar, Bamir Topi. Edhe kryeministri Millo Gjukanoviq i ka dėrguar po ashtu telegram ngushėllimi homologut tė tij shqiptar, Sali Berisha. Tė dy ata kanė shprehur gatishmėri qė Mali i Zi ta ndihmojė popullin shqiptar me ndihma mjekėsore dhe ndihma tė tjera tė nevojshme.
Telegram ngushėllimi homologut tė tij shqiptar i ka dėrguar edhe ministri malazez i Mbrojtjes, Boro Vuēiniq.
Partitė politike shqiptare nė Mal tė Zi u kanė shprehur ngushėllime zyrtarėve mė tė lartė tė Shqipėrisė me rastin e tragjedisė sė Gėrdecit.
Nė njė telegram ngushėllimi dėrguar Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi, kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares sė Parlamentit, Jozefina Topalli, Lidhja Demokratike nė Mal tė Zi thekson se tragjedia nė Gėrdec na tronditi shumė dhe po e pėrjetojmė me dhimbje tė madhe, por njėkohėsisht edhe me shpresė qė numri i viktimave nė njerėz tė jetė sa mė i vogėl.
LD nė MZ u ka shprehur ngushėllime me kėtė rast edhe tė gjitha familjeve qė kanė humbur tė afėrmit e tyre nė kėtė tragjedi kombėtare.
"Na jep forcė fakti se nė ēastet mė kritike organet shtetėrore, personeli mjekėsor, policia, ushtria u angazhuan dhe po angazhohen me pėrkushtim pėr tė shpėtuar tė plagosurit e tė lėnduarit, nė mėnyrė qė sadopak tė zbuten pasojat e kėsaj ndodhjeje me pasoja katastrofike. Me kėtė rast pėrgėzojmė udhėheqėsit qeveritarė dhe politikanėt e tė gjitha partive qė sinqerisht u angazhuan dhe po angazhohen tė pėrballojnė pasojat e kėsaj tragjedie. Po ashtu pėrgėzojmė mjetet e informimit, tė cilat nė mėnyrė korrekte, profesionale dhe me pėrkushtim pėrmbushėn dhe po pėrmbushin detyrat e tyre nė kėtė mision kaq tė domosdoshėm", thuhet ndėr tė tjera nė telegramin e LD nė MZ.
Kjo parti u ka bėrė thirrje tė gjithė politikanėve qė kėtė tragjedi njerėzore e kombėtare mos tė mundohen ta shfrytėzojnė pėr pėrfitime politike, por qė sė bashku me tė gjitha strukturat shtetėrore tė mundohen ta menaxhojnė situatėn nė mėnyrė sa mė efikase.
"Tė ndihmohen nė ēdo pikėpamje ata qė humbėn mė tė dashurit. Tė eleminohen pasojat dhe tė fillojė rindėrtimi shėndetėsor dhe materialo-banesor, qė sa mė shpejt qytetarėt qė pėsuan t`i kthehen jetės", thuhet nė kėtė telegram ngushėllimi tė nėnshkruar nga kryetari dhe deputeti i LD nė MZ, Mehmet Bardhi.
Kryetari i Unionit Demokratik tė Shqiptarėve, Ferhat Dinosha, i ka ngushėlluar po ashtu Kryetarin e Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi, dhe kryeministrin Sali Berisha, me rastin e tragjedisė sė Gėrdecit.
Ai ka qenė nė kontakte tė vazhdueshme me Ambasadėn e Republikės sė Shqipėrisė nė Podgoricė dhe me zyrtarėt e Malit tė Zi, pėr tė parė mundėsinė e ndihmave nga ana e Malit tė Zi pėr Shqipėrinė nė kėtė fatkeqėsi tė madhe.
"Zyrtarėt e Malit tė Zi, sidomos Presidenti Vujanoviq, e kanė siguruar kryetarin e UDSH-sė se Mali i Zi do tė jetė i gatshėm tė japė tė gjitha ndihmat e mundshme pėr tė lehtėsuar sadopak pasojat e fatkeqėsisė sė pėrmendur", thuhet nė kumtesė.
Edhe Partia e Prosperitetit Demokratik i ka dėrguar telegrame ngushėllimi Presidentit tė Shqipėrisė, Bamir Topi, dhe kryeministrit Sali Berisha.
"Shpėrthimet nė Gėrdec tė Vorės janė me tė vėrtetė rrėnqethėse, me pėrmasa tragjike dhe ėshtė vėshtirė tė gjejmė fjalė pėr ngushėllime. Jemi tepėr tė prekur, nė ankth dhe pritje nė kėto momente jashtėzakonisht tronditėse, por dhe shumė tė dhimbshme. E ndajmė dhimbjen dhe lotėt e hidhėrimit me tė afėrmit e viktimave.", thuhet nė telegramin e kryetarit tė PPD-sė, Amir Hollaj.
PPD shpreson qė kjo tragjedi tė mos marrė pėrmasa edhe mė tė mėdha.
"Jemi tė sigurt qė shteti shqiptar, Ju , qeveria, por dhe mbarė populli shqiptar kudo qė ndodhet nė botė, por edhe nė Mal tė Zi, do tė dijė t`i pėrballojė kėto sfida tė vėshtira", thuhet ndėr tė tjera nė telegramin e ngushėllimit.

I. Kallaba

_________________
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhe nga:   
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės    www.malsia.eu Indeksi i forumit :: L A J M E T Ora ėshtė sipas CET (Europe)
Faqja 1 e 1

 
Kėrce tek:  
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum
Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum
Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi