plaveguci Administrator/e

Anėtarėsuar: 12 Sep 2006 Mesazhe: 361
|
Postuar: Thu Dec 13, 2007 11:46 pm Titulli i mesazhit: Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi |
|
|
Kumtesė pėr sesionin shkencor me temė: "Vepra e Gjergj Fishtės e rizbuluar"
Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi
Lahuta e malcis e Gjergj Fishtės, e pėrbėrė nga 15612 vargje, tė organizuara nė tridhjetė njėsi tė veēanta, tė cilat autori i quan kangė, pėrshkohet tejembanė nga rima si element i qartė dhe i theksueshėm i strukurės artistike tė saj. Vėshtrimi i funksionit tė rimės ndaras nga ritmi, nga intonacioni dhe nga eufonia e vargut, sikundėr veprohet kėsaj radhe nė kėtė kumtesė, mund tė bėhet vetėm kushtimisht, sepse kėto elemente tė strukturės artistike tė tekstit poetik janė gjithnjė tė mpleksura, duke futur nė trupin e njėsisė ritmike vazhdimisht skemat e ndryshme tė pėrsėritshmėrive, kundėrshtitė dhe plotėsimet e tyre, tė cilat janė fijet e semantikės poetike dhe tė pėrjetimit estetik tė tekstit. Nė veprėn Lahuta e malcis, rima ėshtė njė element mė fort i identifikueshėm dhe mė veprues nė konstruksionin artistik dhe semantik tė saj, prandaj, kujtojmė se funksioni i saj mund tė bėhet objekt analize dhe vlerėsimi, pa cėnuar integritetin e elementeve tė tjerė artistikė.
Aplikimi i rimės nė kėtė vepėr poetike kaq voluminoze, e ka tė deshifrueshėm fillim e mbarim synimin e autorit qė ta bėjė sa mė funksional monumentalitetin artistik tė kryeveprės sė vet. Monumentalitetit tė Lahutės sė malcis nė planin e tematikės, nė planin e ideve, nė planin e ndėrtimit dhe tė funksionimit estetik, i pėrgjigjet edhe pėrfundimi kumbues i vargut dhe koncentrimi jashtėzakonisht i madh i kuptimeve poetike nė vargjet e rimuara.
Ndoshta nuk duhet pėrkujtuar se rima pėrveē funksionit tingullor, ka funksion semantik, i cili ėshtė edhe funksioni parėsor i saj, sepse sikundėr na e pohon Lotman, nė artin, i cili e pėrdor gjuhėn si material, ėshtė e pamundur tė ndahet tingulli nga kuptimi*. Po ky autor thotė se tingullimi muzikal i rimės ėshtė prodhim jo vetėm i fonetikės por edhe i semantikės sė fjalės, punė qė shihet qartė nė rastet e rimave homonimike dhe tė rimave tautologjike, ku kėto tė dytat karakterizohen edhe nga varfėria tingullore nė krahasim me tė parat.
Gjergj Fishta e krijoi Lahutėn e malcis me aspiratėn krijuese qė t'u dhuronte bashkėkombasve tė tij njė vepėr qė do tė ishte burim i pashterrshėm i atdhedashurisė dhe i mbrojtjes sė identitetit kombėtar, tė integritetit kulturor e moral dhe tė lirisė kombėtare si shkalla supreme e realizimit tė jetės sė kombit.
Pėrderisa nė planin qytetar e njerėzor ai u udhėhoq nga dashuria e madhe pėr atdheun, pėr gjuhėn dhe pėr kombin, nė planin krijues ai u udhėhoq nga frymėzimi i fuqishėm, ēka shqiptohet qartė nė vargjet:
" se pa ty, besa, moj Zanė,/vėshtirė se' i fjalė un mujė m'e thanė"* .
E frymėzuar nga provinienca e zanws sw malit, vepra s'ka si tė mos e synojė plotninė dhe pėrsosmėrinė. Shqiptimi sa mė i fortė i ideve atdhetare dhe modelimi sa mė i bukur artistik i tyre, janė dy koordinatat ku shpaloset dhe ku rrezaton aspirata krijuese e Fishtės, e shqiptuar pėrjetėsisht nė veprėn Lahuta e malcis.
Funksioni i rimės si element i strukturės tėrėsore artistike, nė kėtė kontekst, fiton legjitimitetin konceptual dhe estetik. Rima nė veprėn Lahuta e malcis ėshtė pėrdorur nė kombinime tė ndryshme dhe kjo ėshtė bėrė pėr tė rritur larminė tingullore e semantike dhe pėr tė evituar rrezikun e automatizmit. Nga vėshtrimi tėrėsor i kombinimeve tė saj, shihet se dominon rima e puthur. Ky kombinim aplikohet nė vargjet ku zhvillohet naracioni poetik, pra, ku spikat mė shumė paraqitja e aksioneve, e veprimeve tė heronjve tė veprės. Rima e puthur jep mundėsi mė tė madhe tė zhvillohet ligjėrimi poetik pa ndėrhyrje dhe pa komente, tė cilat vėrehen mė shumė aty ku aplikohet rima e alternuar. Nė aplikimin e rimės sė puthur, vėrehen afri tė vargut tė Lahutės sė malcis me modelin e kėngės popullore historike, e cila kryesisht ėshtė e krijuar nė tetėrrokėsh dhe kryesisht nė rima tė puthura. Vetė lėnda qė trajtohet nė veprėn Lahuta e malcis, (e marrė nga historia e re shqiptare pėr tė cilėn janė krijuar njė numėr i madh kėngėsh popullore historike) dhe synimi i autorit qė vepra e tij tė komunikojė e tė ndikojė nė sa mė shumė recepientė (lexues e dėgjues), e ka kėrkuar aplikimin e rimės sė puthur nė pjesėn mė tė madhe tė veprės. Edhe fillimi i saj ėshtė nė kėtė skemė:
Ndihmo, Zot, si m' ke ndihmue!
Pesėqind vjet kishin kalue
ēėse tė buk' rėn ketė Shqipni
Turku e mbate nė robni*
Fishta bėn ndėrrime tė shpeshta tė rimave femėrore e mashkullore nė rastet e rimave tė puthura dhe ka njė arsenal jashtėzakonisht tė pasur leksikor qė parakalon nė pozicion fundor tė vargjeve. Duke qenė bazamenti tematik i veprės gjakimi i lirisė kombėtare dhe flijimi pėr pavarėsinė e atdheut nė luftėra me armiqtė, ėshtė e qartė se shqiptohet pėrplasja e ashpėr ndėrmjet idealit tė lirisė (flijimit pėr tė) dhe realitetit tė ashpėr jetėsor e historik. Kėtė vijė tė pėrgjithshme e shquan edhe rima. Fjalėt e gjendura nė pozicion rime, kur janė tė tilla qė si fenomene gjuhėsore nuk kanė lidhje ndėrmjet tyre, pra, semantikisht janė divergjente, ato nė varg krijojnė rreze mė tė madhe semantike, sepse shpalosin hapėsira tė reja, herė jashtėtekstore, herė tekstore, po gjithnjė me mundėsi mė tė mėdha tė pėrjetimit estetik. Ja njė shembull:
un Shqiptar ata janė Shkje:
ne na danė nji gjak e' i fe;
n'mėni t'sho'shoqit kemi le:
kemė ndėrmjet nji qiellė e'i dhe!...*
Emėrtimi i identiteve nacionale tė veēanta, mė tej evidencimi i dallimeve dhe konstatimi i papajtueshmnėrisė supreme, fiksohen edhe nė fjalėt qė rimohen:/Shkje; fe; le; dhe/, tė cilat si fenomene gjuhėsore janė divergjente por nė kėto vargje krijojnė njė tėrėsi tingullore e semantike jashtėzakonisht tė fuqishme.
Rimat si: vėllau/Shkjau, mizore/gratēore, Vranina/Cetina, Shqiptarit/Gospodarit, tagana/nana, rrfesė/kresė, rreziku/miku, Shqipni/Turki, t'zi/liri,etj, korelacionin semantik e krijojnė nė ballafaqim tė ndryshimeve kuptimore qė kanė nė sferėn e gjuhės konvencionale fjalėt qė rimohen. Mirėpo, ligjėrimi poetik qė synon pėrshkrimet sa mė tė detajuara, s'ka si tė evitojė edhe krijimin e rimave nga fjalė qė semantikisht janė mjaft konvergjente si bie fjala: vetimė/bubullimė, Kosovė/Gjakovė, nama/gjama, robni/zi, vorrue/pushue, shkretė/mbetė, Xhemjetit/Mbretit, etj. Njė balansim i kėtyre rrymimeve ėshtė tipar i dallueshėm nė tė gjithė Lahutėn e malcis.
Nė raste mė tė rralla rima e puthur shndėrrohet nė rimė-kolonė ,duke unifikuar ritmin dhe kuptimin poetik, ndonjėherė deri nė kufirin ku nxjerrė krye mundėsia e parashikimit tė zhvillimit tė rimės. Pėr shembull:
Hej, moj Zanė,ty t'kjosha true,
si s'po t'bjen ndėr mend pėr mue,
punė tė hershme me m'kumtue,
kangė e valle me m'fillue;
por mė rrin tue fluturue
mollė mė mollė e ftue nė ftue
me ato shoqe tue kėndue,
me ato shoqe tue vallzue,
tue vallzue, moj, tue lodrue*
Rima e alternuar aplikohet mė rrallė, por duke pasur parasysh vėllimin e Lahutės sė malcis, ajo kap njė numėr shumė tė madh vargjesh. Pėrveē nė funksion tė evitimit tė automatizmit, rima e alternuar ėshtė esencialisht nė funksion tė nuancimit tė ndjenjave, tė ideve dhe tė qėndrimit tė subjektit krijues. Ja njė shembull qė ėshtė krejt emblematik nė favor tė kėtij konstatimi:
Po a kujton, mori gabele,
se Shqiptarėt kanė dalun fare,
qi me ardhė Knjazi, me' i kalė zhele,
pėr t'sunduem mbi tokė shqiptare?*
Konflikti i shqiptarėve dhe i malazezve ėshtė pėrplasur edhe ndėrmjet zanave. Zana shqiptare e Vizitorit e mund Zanėn malazeze tė Durmitorit (kjo na kujton pėrplasjen ndėrmjet perėndive tė Olimpit gjatė luftės ndėrmjet akejve e trojanėve) dhe Fishta shqipton fjalėt e Zanės shqiptare nė atė konflikt me emocionet, me ironinė dhe me krenarinė e tij transparente.
Ia vlen tė pėrmendet kėtu se nė vėllimin Mrizi i zanave, rima e alternuar ka aplikim shumė mė tė gjerė si nė poezitė: Shqypnija, Gjuha shqype, Atdheut, 28 Nanduer 1913, Nji gjamė desprimit, Gurrave tė Jordanit (ku pėrdoret strofa safike), etj.,ēka edhe vėrteton afinitetin e autorit pėr kėtė skemė nė rastet e theksimit tė ndjenjave, ideve dhe qėndrimeve tė tij.
Nga vėshtrimi tėrėsor (megjithėse jo statistikor) i rimarit tė Lahutės sė malcis, shohim se nė pozicion tė fjalėve tė rimuara mė me shumicė janė fjalėt emra. Fishta ėshtė poet epik qė e shtrin ligjėrimin e vet nė gjerėsi dhe qė di tė theksojė emra heronjsh, toponime, dukuri, tė cilat duke u vėnė nė pozicion ku krijojnė korelacione me fjalė tė tjera, theksohen mė shumė dhe bėhen qendra tė theksimit tė ideve e tė kuptimeve poetike. Theksimi i emrave tė heronjve dhe veprimeve tė tyre me ndikesė nė fatet njerėzore po edhe tė natyrės, i jep kumbim dhe dramacitet vargut poetik. Pėr shembull:
pse me gjasė, ke dridhet suka,
asht tue ardhė tash Oso Kuka.*
Rimari i Lahutės sė malcis ėshtė jashtėzakonisht i pasur dhe e shpalos individualitetin dhe origjinalitetin e veprės dhe tė autorit. Ka ēifte fjalėsh qė pėrsėriten nė pozicionime rimash nga disa herė dhe nė kontekste tė ndryshme, duke na dhėnė dorė tė hetojmė veēantinė e gjuhės poetike tė Fishtės nė nivelin leksikor dhe figurativ. Fjalėt dhe sintagmat si:zhari, vigma, ēeta-ēeta, rrfe mizore, lekėt, re mizore, t'bardhėn Fe, zogu i shkinės, si kokrrat n'shegė, etj., marrin funksionin e poetizmave, pra, tė gjuhės poetike qė e legjitimon ligjėrimin poetik fishtian.
Sa i pėrket rimės dhe funksionit tė saj tė paramenduar e tė realizuar tek Lahuta e malcis, do tė ishte me interes tė madh krahasimi i varianteve qė ka krijuar autori, sepse aty do tė shiheshin qortimet dhe motivet qė i kanė nxitur ato, ku pa dyshim do tė jetė marrė gjithmonė nė konsideratė, krahas ritmit dhe skemės metrike, rima si element i konstruksionit artistik tė veprės.
Tė pėrkujtojmė kėtu se nė disa fragmente tė njėsive tė ndryshme tė Lahutės sė malcis, Fishta e eliminon krejtėsisht rimėn, duke iu afruar nė ato raste mė shumė intonacionit dhe ritmit tė kėngėve tona kreshnike, pėr tė cilat Gjergj Zheji me tė drejtė ka konstatuar se janė nė arealin e vargėzimit tonik. Nė ato fragmente (letra e carit tė Rusisė knjaz Nikollės, kėnga e Kaēel Dodės, letra e krerėve shqiptarė tė shtatė krajlave dhe mbretit tė Stambollės, dyluftimi i Prelės me Vasilin,) vijnė e dalin nė plan tė parė intonacioni dhe ritmi, duke afirmuar ashtu rrezatime edhe mė tė mėdha estetike tė veprės. Rikthimi i rimės pastaj, kombinimet e ndryshme tė saj, pasuria leksikore e fjalėve tė rimuara, tingullimi dhe rrezatimi semantik qė prodhojnė, ia krijojnė rimės nė kėtė vepėr statusin e kodit rregullues tė vargut dhe tė njėrit nga elementėt fundamentalė tė strukturės artistike. |
|