PĖR FLAMURIN

 
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės    www.malsia.eu Indeksi i forumit :: L A J M E T
Shiko temėn e mėparshme :: Shiko temėn pasuese  
Autori Mesazh
www.shqipnia.eu
Super Moderator/e


Anėtarėsuar: 23 Mar 2007
Mesazhe: 160

MesazhPostuar: Mon Mar 31, 2008 7:34 pm    Titulli i mesazhit: PĖR FLAMURIN Pėrgjigju me kuotė

PĖR FLAMURIN

Tash kur na u imponua njė flamur qė nuk thot asgjė pėr pėrpjekjet e shqiptarėve pėr realizimin e aspiratės shekullore, i cili nuk thotė asgjė pėr pėrpjekjen e bėrjes sė Kosovės shtet, ne shqiptarėve na ėshtė dashur edhe pa mė tė voglin kundėrshtim ta pėrqafonim njė flamur me tė cilin nuk na lidhė asgjė emocionalisht. Flamuri kuq e zi, do tė mbetet si relikt pėr gjeneratat e reja, ai flamur pėr tė cilin dhanė jetėn shumė dėshmorė tė kombit, nga fėmijėt tanė, do tė konsiderohet vetėm si njė flamur i njė shteti tė "huaj". Pėr flamurin kuq e zi do tė thuhet se ėshtė flamuri i Shqipėrisė.

Flamuri i Kosovės do tė jetė ky qė aktualisht valon nė krye tė institucioneve tona dhe kjo ėshtė punė e kryer "pėr sot e shtatėqind tė shtune" siē i thonė asaj fjalės, dhe dihet pėr kėtė ēėshtje ėshtė e kotė tė diskutohet tani. Mirėpo, shpresojmė se Kosova tani e tutje do tė funksionojė si shtet, bile si "shtet i pavarur", ngase kam pėrshtypjen se jemi hapur paksa dhe mund tė na marrė shkuja.
Pėr Kohėn Javore:
Ilir Sefaj

Po kalon edhe muaji i dytė qė kur Kosova e mori statusin e shtetit tė pavarur. Mirėpo, kam pėrshtypjen se do tė kalojnė edhe shumė muaj e mbase edhe vite, e Kosova kurrsesi tė funksionojė si shtet i pavarur. Kosovės, shkurt e shqip, shtet i thėnēin, ngase Samarxhiq po hyn nė Kosovė pa pyetur askėnd hiē. Krahas kushtetutės e tė tjera elementeve qė i duhen njė shteti pėr tė funksionuar si i tillė, atij i nevojiten edhe simbolet, tė cilat bėjnė qė tė dallohet njėri nga shteti tjetėr. Gjithsesi nuk ėshtė vetėm kjo domethėnia e simboleve. Simbolet e njė shteti, zakonisht, nė vete ngėrthejnė aspekte tė pėrpjekjeve tė kombeve tė caktuara deri te realizimi i aspiratės sė tyre. Edhe shteti ynė i bėri simbolet me tė cilat do tė identifikohemi nė botė, e kemi flamurin, stemėn, kushtetutėn. Himni do tė kompozohet mė vonė, se tek e fundit nuk na qenka edhe aq urgjente kjo punė!
Kur shqiptari mė i ditur i shekullit tonė, i madhi Ibrahim Rugova, nė mbledhje me personalitete tė shquara tė politikės ndėrkombėtare, dhe jo vetėm tė politikės, dilte me flamurin pėr tė cilin mendonte se njė ditė do tė valonte nė krye tė institucioneve tė shtetit tė Kosovės, qė aq shumė dha pėr tė, disa pseudopatriotė e quanin me ironi "flamuri i Rugovės" dhe e digjnin rrugėve tė kryeqytetit, duke pandehur se po bėnin vepra tė mėdha patriotike. Tash kur na u imponua njė flamur qė nuk thotė asgjė pėr pėrpjekjet e shqiptarėve pėr realizimin e aspiratės shekullore, i cili nuk thotė asgjė pėr pėrpjekjen e bėrjes sė Kosovės shtet, ne shqiptarėve na ėshtė dashur edhe pa mė tė voglin kundėrshtim ta pėrqafonim njė flamur me tė cilin nuk na lidhė asgjė emocionalisht. Flamuri kuq e zi, do tė mbetet si relikt pėr gjeneratat e reja, ai flamur pėr tė cilin dhanė jetėn shumė dėshmorė tė kombit, nga fėmijėt tanė, do tė konsiderohet vetėm si njė flamur i njė shteti tė "huaj", pėr flamurin kuq e zi do tė thuhet se ėshtė flamuri i Shqipėrisė. T`i marrim shembuj shtetet fqinje; ta zėmė nė Maqedoni shqiptarėt pėrbėjnė vetėm zyrtarisht mbi 25% tė popullsisė sė pėrgjithshme dhe deri vonė nuk kanė gėzuar as edhe tė drejtat mė elementare, pėrkundėr tė vėrtetės se shqiptarėt nė Maqedoni janė komb shtetformues. Nė Kosovė mbi 90% e popullsisė sė pėrgjithshme janė shqiptarė etnik, po e theksoj shqiptarė etnik, dhe vetėm njė pėrqindje e vogėl e minoriteteve si: serbė, romė, turq, etj., qė furtunat e ndryshme i kanė sjellė nė kėto anė, prap kėta tė fundit gėzojnė privilegje tė pamerituara qė janė nė kundėrshtim edhe me konventat ndėrkombėtare. Bile ēėshtja ka shkuar aq larg, sa qė pjesė e identitetit tė tyre tė vendoset edhe nė flamurin e shtetit tė Kosovės. Sido qė tė jetė, flamuri i Kosovės do tė jetė ky qė aktualisht valon nė krye tė institucioneve tona dhe kjo ėshtė punė e kryer "pėr sot e shtatėqind tė shtune" siē i thonė asaj fjalės, dhe dihet pėr kėtė ēėshtje ėshtė e kotė tė diskutohet tani. Mirėpo, shpresojmė se Kosova tani e tutje do tė funksionojė si shtet, bile si "shtet i pavarur", ngase kam pėrshtypjen se jemi hapur paksa dhe mund tė na marrė shkuja. Mendoj se sfida e radhės janė zgjedhjet nė serbi, ato nuk guxojnė kurrsesi tė organizohen edhe nė Kosovė. Po i themi vetes shtet, a po?!
_________________
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhe nga:   
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės    www.malsia.eu Indeksi i forumit :: L A J M E T Ora ėshtė sipas CET (Europe)
Faqja 1 e 1

 
Kėrce tek:  
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum
Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum
Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi