| Shiko temėn e mėparshme :: Shiko temėn pasuese |
| Autori |
Mesazh |
www.shqipnia.eu Super Moderator/e

Anėtarėsuar: 23 Mar 2007 Mesazhe: 160
|
Postuar: Sun Mar 16, 2008 9:32 pm Titulli i mesazhit: Dita e dyte e targjedise - te gjitha detajet |
|
|
21:15 - 9 te vdekur, 10 te zhdukur dhe mbi 300 te plagosur eshte bilanci i tragjedise se djeshme.
Ora 21:10 Sipas korespondentes se News24 Aurora Sulce mesohet se ka vetem pak minuta qe ka perfunduar mbledhja e Shtabit te Emergjencave ne Bashkine e Vores. Brenda 5 diteve do te behen publike edhe demet dhe do te ngrihen 10 komisione qe do te bejne verifikime duke u shoqeruar edhe nga perfaqesues te ushtrise. Perfaqesues e Shtabit te Emergjencave tha se ne baze te verifikimeve do te behet edhe demshperblimi dhe ccdo informacion do ti kalohen online qeverise. Eshte siguruar mbeshtjetja e qeverise dhe nepermjet inspektimeve do te behet edhe demshperblimi i te demtuarve. Nje proces i tille do te ndihmohet nga hartat e Agjensise se Legalizimeve per te percaktuar ndertesat e shembura. Aktualisht jane ndertuar 2203 godina ku 1600 prej tyre ishin godina fabrika. Banesat kane demtime te lehta 15 prej tyre jane jo shume te renda ndersa 180 banesa te tjera jane te rrenuara nga shperthimi.
 _________________

Edituar pėr herė tė fundit nga www.shqipnia.eu nė Sun Mar 16, 2008 10:16 pm, edituar 5 herė gjithsej |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
www.shqipnia.eu Super Moderator/e

Anėtarėsuar: 23 Mar 2007 Mesazhe: 160
|
Postuar: Sun Mar 16, 2008 9:33 pm Titulli i mesazhit: Ismaili: Kontrolli i firmes jo ne kompetencat tona |
|
|
Ismaili: Kontrolli i firmes jo ne kompetencat tona
Intervista ekskluzive per News24 e kreut te Bashkise Vore Fiqir Ismaili
Skuadrat e kerkim-shpetimit po vazhdojne edne punen ne terren per gjetjen e personave te tjere. Disa nga te plagosurit jane nisur ne spitalet e vendeve homologe ndersa nje pjese vazhdojne mjekimin ne spitalet e vendit. Forcat e Xhenios janevazhdojne te jene ne terren per te spastruar zonen. Nje aksion teper i madh eshte edhe evidentimi i demeve nga 8 persona per te percaktuar sakte te gjithe diametrin qe ka prekur zonen. Pas evidentimit te demeve do te kemi shifren dhe shumen e sakte qe ka prekur njerezit dhe me pas do ti drejtohemi qeverise per demshperbilimin. Te gjithe kryepleqte dhe te gjithe vendoret jane vene ne dispozicion te procesit per te bere nje pune sa te te sakte. Ngjarja ishte shume e madhe dhe demet jane te medha. Ne jemi shprehur edhe ne media qe nuk ishte nje gje e mire vendosja e eksplozivit dhe cmontimi I tyre ne zona te banuara. Kjo eshte nje pune e eksperteve qe kane percaktuar vendosjen. Ajo eshte prone e ministrise se Mbrojtes dhe I ka ndjekur ajo te gjitha procedurat, pra nuk eshte e drejta jone. Ne skemi qene dakort per vendndodhjen e kesaj fabrike por ne sjemi as eksperte per strategjine e kesaj fabrike. Ndoshta nuk jane zbatuar rregullat e sigurimit teknik qe cuan ne kete tragjedi te madhe.
Ne skemi degjuar ndonjehere raste te tilla qe jemi punonjes nen moshe. Kemi patur kontakte me drejtues firme dhe ata kane then qe kane marre punetore te trajnuar dhe qe plotesonin kushtet teknike. Une nuk kam te dhena per punonjes nen moshe. Ishte nje objekt I rendesise se vecante dhe menyra e kontrollit ishte nje pune me specifitet te vecante. Ne skemi kopetenca qe te kontrollojme aktivitetin e firmes. Meqe shkaterrimi i ketyre municioneve ishte me rrezikshmeri te larte, atehere njerezit kompetente duhet te benin kontrolle te rrepta ne kete drejtim deklaroi per News24 kryebashkiaku i Vores _________________
 |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
www.shqipnia.eu Super Moderator/e

Anėtarėsuar: 23 Mar 2007 Mesazhe: 160
|
Postuar: Sun Mar 16, 2008 9:34 pm Titulli i mesazhit: Gerdeci, Ina Rama: Askush nuk do ti shpetoje pergjegjesise |
|
|
Gerdeci, Ina Rama: Askush nuk do ti shpetoje pergjegjesise
Ora 20:10 Kryeprokurorja e Pergjithshme Ina Rama ka deklaruar se tashme jane duke punuar per zbardhjen e ngjarjes se Gerdecit. Sipas saj eshte e pamundur nderhyrja e tanishme ne vendin e ngjarjes pasi rrezikohen ende shperthimet. Aktualisht kemi disa pista hetimi dhe ne kemi pyetur 30 persona qe jane ne dijeni per ngjarjen. Gjithashtu kryeprokurorja tha se jane pyetur edhe perfaqesues te ministrise se Mbrojtjes dhe drejtues teknike te firmes qe kryente cmontimet per kete situate. Jane duke u zbardhur te gjitha veprimet ne lidhje me veprimet e lendeve plasese. Ina Rama tha se ka urdheruar ngritjen e nje grupi per verifikimin e ngjarjes.
Me tej ajo ka theksuar se Rreth ores 15 grupi hetimor ka kryer veprimet e para dhe ka qene pjese e shtabit te emergjences. Eshte punuar edhe per identifikimin e kufomave nepermjet policise gjyqesore. Jane duke u kryer punime per te zbardhur ngjarjes pasi eshte pista e zbatimit te rregullave per lendet plasese nga te gjitha subjektet qe jane te perfshira ne kete proces. Po hetohet nese jane zbatuar rregullat ne procesin e cmontimit, nese jane zbatuar kriteret e drejta, shperdorimet e mundshme te detyres apo konkurencat e pandershme mund te jene shkaqet e nje qellimi kriminal te krujuar apo dickaje me dashje. Keto jane disa nga hipotezat e krijuara ne kushte shume te veshtira pasi ne kemi shume pak kohe ne dispozicion dhe per me teper ne nje terren te veshtire. I gjithe aktiviteti hetimor konsiston ne zbardhjen e ngjarjes tha Rama.
Ajo qe dua tju them eshte se organi i akuzes me mundesine qe ka po mundohet te zbardhe kete ngjarje ne menyre qe pergjegjesit te vihen para ligjit. Nese faktet do te rezultojne se pergjegjesi per kete ngjarje kane edhe zyrtaret e larte atehere ata nuk do te mbesin jashte kesaj pergjegjesie ligjore. Megjithate dua te theksoj se kemi vetem 24 ore hetimi dhe nxjerrja e nje perfundimi do te ishte shume e nxituar. Grupi hetimor po lidhet me prokurorine e Tiranes dhe cdo gje qe disponon edhe prokuroria e Durresit per kete ngjarje do ti kalojne prokurorise se Tiranes. Nuk kam version te detajuar per viktimat sepse nuk mendoj se eshte pika me interesante e hetimit. Ajo qe po hetohet jane disa pista mes te cilave jane edhe zbatimi i rregullave. Firma amerikane ka lidhur nje kontrate per kete proces dhe ccdo gje eshte per tu verifikuar deklaroi para medias kryeprokurorja.
Gjithashtu ajo shprehu se Nuk dua te gjykoj zgjidhjen e ketij procesi dhe nuk mund te bejme paralelizma. Ne kemi administruar nje pjese te dokumentacionit, dhe do te shohen me perpikmeri te gjitha procedurat qe duhej te ndiqeshin sipas ligjeve. Me aq sa une kam informacion nuk ka rezultuar qe aty te kete patur femije pasi eshte marre ne pyetje administratori i firmes shqiptare zotin Delijorgji, perfundoi kryeprokuroria Ina Rama. _________________
 |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
www.shqipnia.eu Super Moderator/e

Anėtarėsuar: 23 Mar 2007 Mesazhe: 160
|
Postuar: Sun Mar 16, 2008 9:35 pm Titulli i mesazhit: TIA: Nisen drejt Greqise dhe Talise 16 te plagosurit e pare |
|
|
TIA: Nisen drejt Greqise dhe Talise 16 te plagosurit e pare te ngjarjes ne Gerdec
Ora 20:00- Plot 16 tė plagosurit e parė tė ngjarjes sė Gerdecit u transportuan nė Itali dhe Greqi pėrmes Aeroportit Ndėrkombėtar tė Tiranės pėr trajtim tė specializuar mjekėsor. Duke nisur prej tė shtunės nė mbrėmje, nga ora 23.15 dhe deri tė dielėn pasdite, 11 avionė nga Italia, Greqia, Austria, Maqedonia dhe Gjermania, qė sollėn ndihma humanitare dhe transportuan tė plagosur nė vendet fqinje, fluturuan pėrmes TIA-s.
TIA ka angazhuar gjithė burimet e veta pėr ti shėrbyer fluturimeve shtesė qė vijnė pėr tė asistuar emergjencėn, ndėrkohė qė kryen normalisht aktivitetin pėr ti shėrbyer fluturimeve tė programuara. Presim qė pėrmes transportit ajror tė vijė nė Shqipėri mė shumė ndihmė mjekėsore. Ne jemi gati tė pėrballemi me situatėn dhe ndjejmė pėrgjegjėsinė tonė pėr dhėnien e ndihmės maksimale, tha Znj. Andrea Gebbeken, Drejtore e Pėrgjithshme Ekzekutive e TIA-s.
Aeroporti Ndėrkombėtar i Tiranės Nėnė Tereza vazhdon tė kryejė normalisht aktivitetin e vet ndėrsa mbetet nė gjendje gatishmėrie pėr tiu pėrgjigjur situatės qė pasoi incidentin e 15 marsit 2008. Avionė tė tjerė priten tė zbresin nė pistėn e aeroportit nė orėt e ardhshme pėr tė asistuar tė plagosurit e Gėrdecit.
Shpėrthimet qė ndodhėn tė shtunėn nė orėn 12.10 shkaktuan dėme tė vogla nė aeroport duke thyer xhama tė dyerve hyrėse nė terminalin e pasagjerėve. Asnjė i dėmtuar nuk u regjistrua nė ambjentet e aeroportit. Fluturimet u pezulluan pėr rreth 30 minuta nė mėnyrė qė tė garantohej siguria e pasagjerėve. Mė pas, aeroporti rinisi normalisht fluturimet e programuara. _________________
 |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
www.shqipnia.eu Super Moderator/e

Anėtarėsuar: 23 Mar 2007 Mesazhe: 160
|
Postuar: Sun Mar 16, 2008 9:35 pm Titulli i mesazhit: Presidenti Topi: Depot e Gerdecit ne zone te pamenduar mire |
|
|
Presidenti Topi: Depot e Gerdecit ne zone te pamenduar mire
Ora 18:50- Presidenti i Shqiperise Bamir Topi vetem pak minuta ka dale ne nje deklarate te ashper per shtyp. Gjate fjales se tij ai tha se ka qene e pamenduar mire vendosja e nje uzine te tille ne nje zone te banuar. Ai ka kerkuar qe te gjenden pergjegjesit dhe te ndahen pergjegjesite per kete situate e cila ishte teper tragjike. Ne nje perfundim te tille duhet te arrihet menjehere pas analizes se pergjithshme. Situata te tilla nuk duhet te ndodhin me ne te ardhmen, ka thene Topi. Ai do te mbledhe shume shpejte Keshillin e Sigurimit ku do te behet mbledhja per analizen e thelle te ngjarjes. Gjithashtu ai ka inkurajuar edhe Prokuroren e Pergjithshme per te zhvilluar hetimet per te nxjerre me pas shkaqet e tragjedise. Presidenti i Shqiperise ka vleresuar situaren si nje drame te vertete per shkak te humbjes njerezore dhe materiale. _________________
 |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
www.shqipnia.eu Super Moderator/e

Anėtarėsuar: 23 Mar 2007 Mesazhe: 160
|
Postuar: Sun Mar 16, 2008 9:37 pm Titulli i mesazhit: Rama viziton banoret ne Kavalishencen e Durresit |
|
|
Rama viziton banoret ne Kavalishencen e Durresit
Ora 15:45- Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama ka vizituar edhe tė mbijetuarit e tragjedisė sė Gėrdecit nė Kavalishencat e mbrojtjes dhe tė rendit, ku ata janė vendosur. Nė bashkėbisedim me ta Rama ka dėgjuar pėr mungesa tė shumta tė kėtyre njerėzve tė cilėt janė tė traumatizuar. Qė aty Kryetari i socialistėve i ka bėrė thirrje qeverisė tė marrė masat pėrkatėse pėr ta. Qeveria tė hapė menjėherė njė numėr llogarie ku tė gjithė ata shqiptare dhe shqiptarė, apo miq tė huaj, qė dėshirojnė ti ndihmojnė kėto familje fatkeqe, tė mund tė adresohen pa humbur kohė nė mėnyrė qė tė jepet ndihmė, jo vetėm nga individė, por edhe nga organizma vendas dhe tė huaj edhe nga vendet mike qė tju vijnė nė ndihmė kėtyre njerėzve, jo thjesht pėr sot. Njėkohėsisht, tė gjithė kėta fėmijė tė traumatizuar duhet tė kenė kujdesin e shtetit, jo thjesht sot, por edhe nė muajt nė vijim pasi kjo ėshtė njė katastrofė dramatike pėr krejt kombin dhe jo mė pėr ata qė kanė qenė aty nė momentin e ngjarjes dhe vazhdojnė tė jetojnė me makthin e arratisjes nga shtėpia dhe kushedi dhe pėr sa kohė do tė vazhdojė tė shohin nė ėndėrr tė njėjtėn ngjarje. Nga ana tjetėr kėrkesa e tyre aq modeste pėr rroba dhe pėr gjithēka qė duhet nė kėtė moment nė qiell tė hapur duhet tė dėgjohet nga tė gjithė. Besoj qė janė tė panumėrt qytetarėt dhe familjet qė duan tju vijnė nė ndihmė pėr tė ndėrruar veshjet dhe pėr tė bėrė tė mundur qė ta pėrballojnė kėtė tranzicion me sa mė pak vetmi dhe me sa mė shumė solidaritet tha Rama _________________
 |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
www.shqipnia.eu Super Moderator/e

Anėtarėsuar: 23 Mar 2007 Mesazhe: 160
|
Postuar: Sun Mar 16, 2008 9:38 pm Titulli i mesazhit: Identifikohen viktimat ne morgun e Tiranes |
|
|
Identifikohen viktimat ne morgun e Tiranes
Ora 15:30 Identifikohen trupat e personave pa jete qe gjenden ne morgun e Spitalit Nene tereza ne kryeqytet.Me shume se 24 ore pas tragjedise se Gerdecit behen te ditur emrat dhe moshat e 9 viktimave te kesaj ngjarjeje te jashtezakonshme. Lajmi eshte bere i ditur nga Instituti i Mjkesise Ligjore.
Behet fjale per :
Jetmir BALLAZHI 19 vjec
Muhamed HOXHA 59 vjec
Rajmonda DURDA 40 vjec
Besim CANGA 57 vjec
Roland ALLA 20 vjec
Hyesn CANI 52 vjec
Liljana DELIU 23 vjec
Jetmir DELIU 21 vjec
Reshit KRUJA 47 vjec
Sipas gazetares sone ne vendin e ngjarjes Albana Qehajaj mesohet se I mbijetuari i fundit ka qene nje femije vetem 9 vjec. Ai eshte nxjerre nga forcat e RENEA-s te cilet kane evakuar plot 5 persona te mbijetuar. Personat e evakuar jane 4 meshkuj dhe 1 femer. Ata jane gjetur rreth kodrinave te fshatit Gerdec. Gjithashtu trupat e Xhenios kane hyre ne zonen e shperthimit dhe kane spastruar zonen. Qeveria ka hapur prane bankės Raiffeisen Bank numrin e Llogarisė Bankare Ndihma pėr tė prekurit nga ngjarja nė Gerdec. Tė gjithė ata qė duan tė japin kontributin e tyre nė ndihmė tė viktimave tė tragjedisė sė Vorės dhe familjet e tyre mund te bejne derdhjet nė kėto numra llogarie bankare : ALL 8003890900 EUR 8000890900 GBP 8002890900 USD 8001890900Hapja e nje numri llogarie eshte kerkuar nga shume bashkeatdhetare shqiptare jashte vendit. Nje emigrante shqiptare, Engjellushe Shaqiri, gjate nje prononcimi per tv News24 kerkoi nga shtetit shqiptare te hape nje llogari bankare per te kontribuuar per popullin e saj. Identifikohen trupat e personave pa jete qe gjenden ne morgun e Spitalit Nene tereza ne kryeqytet.Behet fjale per _________________
 |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
www.shqipnia.eu Super Moderator/e

Anėtarėsuar: 23 Mar 2007 Mesazhe: 160
|
Postuar: Sun Mar 16, 2008 9:38 pm Titulli i mesazhit: Presidenti i Malit te Zi ngushellon Bamir Topin per tragjedi |
|
|
Presidenti i Malit te Zi ngushellon Bamir Topin per tragjedine
Ora 15: 25-Presidenti Topi ka marre ngushellimet nga presidenti i Malit te Zi Filip Vujanovic per shperthimet ne Gerdec. Lajmi eshte bere i ditur nga nje deklarate zyrtare e Presidentit te Shqiperise. Presidenti Vujanoviē ka shprehur mbėshtetjen dhe vullnetin e Malit tė Zi pėr tė ndihmuar familjet shqiptare, qė u dėmtuan nga shpėrthimet, si dhe gatishmėrinė pėr tė pritur pacientėt dhe pėr ti kuruar pranė spitaleve tė Malit tė Zi, si edhe pėr tė dėrguar ndihma deklarohet ne njoftim. _________________
 |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
www.shqipnia.eu Super Moderator/e

Anėtarėsuar: 23 Mar 2007 Mesazhe: 160
|
Postuar: Sun Mar 16, 2008 9:39 pm Titulli i mesazhit: |
|
|
Gjenden trupat e pajete te personave
Ora 14:00 Gjenden 4 trupa te pajete ne vatra e shperthimit. Sipas gazetares sone ne vendngjarje, Albana Qehajaj viktima e katert eshte nje grua. Deri tani nuk jane bere te ditur gjeneralitetet e viktimave, nderkohe qe mesohet se jane aktivizuar 600 trupa ushtarake per gjetjen e persona te tjere qe mund te gjenden nen rrenoja.
Shperthimet, ZMK do tė hedhė nė gjyq shtetin shqiptar
Ora 13:45 Zyra per Mbrojtjen e Konusmatorit hedh akuza ndaj shtetit shqiptar si pergjegjese e drejtperdrejte per ngjarjen e Gerdecit. Eshtė pėrgjegjėsi e drejtpėrdrejtė e shtetit shqiptar i cili ka lejuar kryerjen e veprimeve tė demontimit dhe shkatėrrimit tė lėndėve plasėse dhe municioneve nė kushtet e rrezikimit tė jetės sė qytetarėve tė vet. Pėr kėtė arsye ZMK i kėrkon institucioneve qeveritare tė shprehin publikisht marrjen e pėrgjegjėsis sė plotė pėr zhdėmtimin e viktimave si pėr rastet e vdekjeve, plagosjeve dhe vetė shkatėrrimin e pronės. Pėr kėtė arsye, Zyra pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve, nė kuadėr tė Ligjit aktual pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve (Nr.9135, datė 11.9.2003) si dhe duke iu referuar apriori edhe Draft Ligjit tė ri pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve (I sapo miratuar nga Kėshillimi i Ministrave), do tė nisė nė marėveshje me tė dėmtuarit procedurat e pėrfaqėsimit gjyqėsor pėr tė garantuar pėrfitimin e dėmshpėrblimit nė tė gjitha format dhe pėrmasat e tij pėr tė gjithė banorėt e dėmtuar. Pėr kėtė arsye, ditėn e Hėnė, dt. 17 Mars 2008, ZMK do tė paraqitet pranė Avokatit tė Popullit pėr tė marrė mbėshtetjen e nevojshme institucionale konform Ligjit pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve dhe Ligjit pėr Avokatin e Popullit .Duke shpresuar se Shteti Shqiptar do tė bėjė tė panevojshėm njė zgjidhje gjyqėsore nė favor tė njė zgjidhje jogjyqėsore pėr tė dėmshpėrblyer plotėsisht tė gjithė tė dėmtuarit nga kjo fatkeqėsi, ZMK do tė angazhojė paraprakisht tė gjitha burimet e saj pėr tė garantuar njė zgjidhje gjyqėsore sa mė tė sigurtė dhe tė pėlqyeshme pėr palėn e dėmtuar thuhet ne deklaraten per shtyp te ZMK.
Rama viziton te plagosurit ne spitalin Ushtarak
Ora 13:10 Viktimat ne spitalin Ushtarak jane vizituar sot edhe nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama dhe deputete te tjere te PS. Kryetari socialist ka falenderuar mjeket e ketij spitali, por dhe mjekete e spitaleve te tjera per punen e kryer ne kete situate. Rama falenderoi gjithashtu te gjithe forcat ushtarake te angazhuar ne operacionin e kerkim shpetimit ne fshatin Gerdec. Eshte nje katastrofe me permasa te jashtezakonshme, por edhe nga ana tjeter eshte nje katastroi per te cilen do te na duhet te fokusohemi me qetesi dhe drejtesi. Te nxjerrim te gjitha pergjegjesite ne respekt te familjeve te pastreha dhe qe kerkojne ende njerez te humbur; te atyre femijve dhe grave qe jane te traumatizuara duhet te mbetemi me kaq dhe te mos shtyhemi me tej pasi diten ne vijim do te na ndihmojne per te zbardhur kete tragjedi. Uroj qe prokuroria te beje detyren e saj si pjese te tjera te stafit qe kane qene ne gadishmeri tha Rama.
Policia: Nuk ka shperthime zinxhir ne Vore
Ora 13:00 Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit permes nje njoftimi per shtyp siguron qytetarėt nė Vorė dhe banorėt e zonave rreth saj se nuk ka mė rrezik pėr shpėrthime masive. Policia e Shtetit njofton se shpėrthimet nė kėtė zonė do tė jenė vetėm sporadike dhe tė nxitura nga ekspertėt e xhenios. Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit pėrgėnjeshtron tė gjitha informacionet e dhėna pėr shpėrthime masive nė kėtė zonė dhe fton median tė mos japi informacione tė pakonfirmuara, duke krijuar kėshtu panik te banorėt rreth kėsaj zone. Nė kėtė zonė aktualisht ndodhen drejtues tė lartė tė qeverisė shqiptare, si dhe rreth 1000 punonjės tė tjerė qė punojnė pėr cmontimin e predhave. Policia e Shtetit nė kėtė rast fatkėqesie kėrkon mirkuptimin e qytetarėve dhe mediave qė tė mos nxitohen nė informacionet qė japin. Gjithashtu policia fton tė gjithė qytetarėt se nė dispozicion tė tyre nga Policia e Shtetit janė vėnė dy numra telefoni pa pagesė 126 dhe 129.
Ngjarja e Gerdecit, ngrihet grupi hetimor
Ora 12: 50 Prokuroria e Pėrgjithshme ka ngritur grup hetimor qė nga dita e djeshme ,15 Mars 2008 rreth ngjarjes mė tė fundit nė fshatin Gėrdec tė Vores. Nė perberje tė grupit hetimor janė disa prokurorė, oficerė policie dhe eksperte. Gjate ditės sė djeshme janė marrė disa deklarime tė personve qė kanė qėnė pjesė e kėsaj ngjarje dhe qė janė ndodhur pranė saj, persona tė cilėt ishin nė gjendje pėr tė folur dhe mund tė pyeteshin nė spitale.Te dhėnat e para janė mbledhur nga dėshmitarėt e gjendur nė spitalet e Tiranės dhe Durrėsit. Eshtė mbledhur njė pjesė e dokumentacionit dhe pritet qė tė merren tė tjera tė dhėna qė janė me interes pėr hetimin e kėsaj cėshtje. Ajo qė pritet ėshtė qė grupi i ekspertėve ti afrohet vend ngjarjes, pasi deri ditėn e djeshme ka qene e veshtire depertimi apo dhe shkuarja nė vend ngjarje. Pritet qė dita e sotme tė jetė mė aktive pėr te mbledhur mė shume detaje rreth ngjarjes. Nė keto kushte janė duke u ndėrmarrė veprime pėr tė hetuar cdo pikė tė mundshme qė i sherben hetimit tė ngjarjes. Grupi hetimor drejtohet nga Prokurori i Tiranes Genti Xholi dhe zevendėsi i tij, bashkė me prokurorinė e Tiranės ėshtė duke punuar edhe Prokuroria e Durrėsit. Mbledhjen e tė gjitha veprimeve atje ėshtė duke e kryer Prokurori i Durrėsit Arjan Ndoi. Cdo veprim po kryhet nė bashkėpunim me policinė e shtetit.
Topalli tek Ushtaraku: Faleminderit mjekeve dhe gjithe ushtarakeve
Ora 12:45 Kryeparlamentarja Topalli pas nje vizite te kryer sot ne ambjentet e spitalit Ushtarak, ku ka vizituar te tgjithe te plagosurit qe gjenden atje, ka shprehur falenderimet e saj per ekipin e mjekeve dhe gatishmerin e treguar prej tyre ne nje situate te tille. Ne spital kane kaluar 169 te demtuar te shkalleve te ndryshme. Sot kane mbetur 5 prej tyre. Ne Greqi jane derguar 3 te tjere ndersa ne Itali 37 te semure. Falenderoj njerezit per gatishmeri qe kane pasur per dheniet e gjakut. Falenderoj mjeket, stafin per menyren e organizimit dhe te menaxhimit te kesaj situate, pilotet, RENEA-n, jane heronj; por dhe trupat e xhenios qe kane shkuar per te krehur vendin sepse ne zone ka ende pmunicion tha Topalli.
Nga ana tjeter, drejtori I spitalit Ushtarak, Bedri Miho shprehu falenderimin e tij per mediat dhe pasqyrimin qe I kane bere ngjarjes, shtetet qe ofruan ndidhmen e tyre permes sjelljes se dozave te gjakut dhe kliniken turke qe gjithashtu eshte gjendur prane mjekeve te Ushtarakut per te dhene ndihmen e tyre.
Rifillon levizja e trenave te linjes Durres- Tirane
Ora 12:40 Zyra e Shtypit e Kryeministrit njofton se do tė fillojė lėvizja e trenave nė aksin rrugor Durrės Tiranė. Shinat hekurudhore nuk kanė dėmtime dhe zona ku ato kalojnė nuk paraqet asnjė rrezik.
Berisha ne Durres , do vizitoje banoret e mbetur pa shtepi
Ora 12:30 Kryeminsitri Berisha u largua vetem pak minuta qendrimi ne hyrje te fshatit. Tashme ai eshte drejtuar drejt qendres se Kovalishences ne Durres , ku jane akomoduar shume prej banoreve te fshatit Gerdec.
Shperthimet, kryeministri Berisha ne Gerdec
Ora 11:50 Mberrin ne fshatin Gerdec kryeministri I vendit. Berisha po viziton shtepite e para te shkaterruara, nderkohe qe ndiqet nga afer edhe nga reporteret. Vihet re se rruget jane te mbushura me predha te paplasura. Ne vendngjarje kane aerdhur dhe 2 ministrat e brendshem Ferdinand Pone dhe Genti Strazimiri.
Nderkaq pak minuta me pare ne Gerdec ndodhi shperthim I fuqishem. Ai beri qe forcat e ushtrise ne vendngjarje te largoheshin nga vendngjarja. Nga shperthimi nuk ka patur te lenduar. Ekziston frika se si pasoje e temperaturave te larta ne zone mund te shperthejne predhat e paplasura. Ne kete situate rreziku eshte I madh per personat qe po vijne ne fshat per te pare nga afer situaten dhe shtepite e tyre.
Deshmitaret: Kane vdekur 3 persona te familjes Deliu
Ora 11:40 Shtohet numri i viktimave te shperthimeve te djeshme. Kete rradhe behet fjale per 3 pjesetare te familjes Deliu. Ata jane Liliana Deliu, Flavio Deliu dhe Kuran Deliu, nderkohe qe nuk dihet ende fati i Jetmir Deliut. Nderkaq familjaret e tyre, te gjendur ne ambjentet e QSUT, jane ne nje gjendje shok-u pas lajmit te marre. Ky lajm konfirmohet nga familjare te viktimave, por nuk eshte konfirmuar ende zyrtarisht.
Nishani: Nuk ka vend per panik
Ora 11:35 Kryetari I grupit parlamentar te PD, Astrit Patozi I cili ndodhet ne Vore shprehet se tashme nuk ka me vend per panik. Deklarata e tij vjen pas panikut te shkaktuar nga shperthimi I disa predhave. Jane disa shperthime predhash te paplasura. Cdo gje eshte nen kontroll. Nga informacionet qe kam jane gjetur 2 kufoma ne afersi te fabrikes tha Nishani.
Berisha: Identifikohen 2 viktima te tjera nga shperthimet
Ora 11:25 Rritet numri i viktimave si pasoje e shperthimeve te ndodhura dje ne nje fabrike cmontimi municionesh ne fshatin Gerdec ne Vore. Konfirmi vjen nga kryeministri I vendit, zoti Sali Berisha. Ne nje prononcim per mediat pas nje vizite te kryere serish sot te plagosurve ne spitalin Ushtarak, kreu i qeverise tha se jane gjetur dhe identifikuar 2 viktima te tjera, nderkohe qe rezultojne te zhdukur nga rradhet e punetoreve qe punonin ne fabrike 10 persona te tjere. Berisha shtoi se po vazhdon operacioni I kerkim- shpetimit ne kete Gerdec, ndersa nenvizoi se ka nje rritje te numrit te viktimave.
Pas kontaktit me gazetaret kryeministri u nis drejt Vores, per tiu bashkuar ministrit te Brendshem dhe zyrtareve te tjere qe tashme ndodhen atje. Megjithe veshtiresite e nates, te plagosurit jane ne teresi me mire. Jane nisur mbreme per mjekim me te thellluar ne Greqi 5 te semure dhe 4 per ne Itali. Shpreh mirenjohjen me te thelle para mjekeve e punonjesve te ketij spitali, QSUT-se, Durresit, Krujes si dhe ndaj qytetareve qe dje vullnetarisht u afruan prane ketyre qendrave per te ndihmuar keta te semure. Spitali Ushtarak ka trajtuar dje 160 te plagosur. Tani ka 37 te plagosur. Mjeket kane kryer nderhyrje nga me te komplikuarat, por te gjithe kane dale me mire nga salla e operacioni. Eshte nje rast per te falenderuar me mirenjohje qeverine italiane e greke per gatishmerine qe treguan dhe ndihmen qe po japin per te plagosurit tha Berisha.
Trupa e Xhenios ne vatren e shperthimit
Ora 10:35 Trupat e xhenios kane hyre ne vatren ku ka ndodhur shperthimi. Ata gjenden pas metra larg vendit ku ndodhi ky shperthim, nderkohe qe jane te veshura me tutat e nevojshme per operacione te tilla dhe jane te pajisur me mjetet perkatese. Ata nuk kane hyre ende ne tunele, ku besohet se ka persona te strehuar qe pas fillimit te shperthimeve, dje rreth mesdites.
Nderkaq ka filluar simulimi I shperthimeve. Vendi eshte mbushur me predah te paplasura te cilat paraqesin nje rrezik te madh. Simulimi I shperthimit te tyre po behet me qellim evitimin e rrezikut te tyre.
Deshmitari Eljon Shkurti: Nuk jam trajnuar kur kam filluar punen ne fabrike
Ora 10:10 Nje nga banoret e fshatit Gerdec, Eljon Shkurti, i cili punonte ne fabriken ku ndodhi ngjarja e rende deklaroi se ne momentin e shperthimit, ndodhej ne shtepi me nenen e tij dhe nusen e vellait. Me te degjuar shperthimin, 18 vjeēari tha se sė bashku me anetaret e familjes kishin dale dhe ishin futur ne tunel. 18 vjeēari deklaroi se detyra e tij ne kete fabrike ishte qe te mbushte poēat me fisheke, nderkohe qe procedurat e tjera kryheshin nga punetoret e tjere. Ai tha se per te bere kete pune nuk kishte marre asnje trajnim. Sipas Shkurtit, pagesa ishte 150 mije leke te vjetra ne muaj nderkohe qe ne kete fabrike punonin shume gra te cilat kishin si detyre hapjen e arkave te municioneve. 18 vjeēari shprehet per News 24 se ne fabriken ku ai punonte vinte shpesh edhe nje shtetas Gjerman i quajtur Dejvi. Punetori I SAIC tha se drejtuesit e kompanise nuk vinin asnjehere per ti mbikeqyrur.
Nishani: Ne momentin e shperthimit ne fabrike kane qene 121 punetore
Ora 9:50 Operacioni per te zbuluar te mbijetuarit por edhe viktimat ne Gerdec vazhdon ende. Ministri I brendshem Bujar Nishani, deklaroi per News 24 se ne vendngjarje ndodhen forcat e rendit, forcat komando, Renea, forcat e reagimit te shpejte, te cilet kane rrethuar zonen ne nje perimeter te caktuar. Pjesa tjeter e forcave te rendit kane teresisht situaten nen kontroll persa I perket ceshjtes se rendit public ne Vore dhe perreth. Sipas ministri Nishani, perveē ruajtjes se zones per mos hyrjen e personave ne zone, pjesa tjeter I mbetet specialisteve per te pastruar zonen nga armatimet. Ministri Nishani deklaroi se ne momentin e shperthimit, sipas nje liste te identifikuar, ndodheshin 121 punetore, ndaj dhe bilanci i viktimave mund te rritet. Per momentin, numri zyrtar I viktimave eshte pese.
QSUT, vdes 19 vjecarja
Ora 9:20 Ndahet nga jeta nje tjeter e lenduar nga shperthimet ne Gerdec. 19 vjecarja Resmija Krajna nuk ka mundur ti rezistoje plageve. Ajo ka vdekur vetem pak caste para largimit per ne Itali, ku do dergohej per te marre nje kurim me te specializuar per djegiet e shkaktuara nga shperthimet.
QSUT, 7 te lenduar nisen sot drejt Italise
Ora 9:05 Paraqitet e stabilizuar mengjesin e sotem gjendja ne urgjencen e Qendres Spitalore Universitare ne Tirane . shefi I ketij sektori, Ylli Zicishti konfirmon lajmin. Mjeku shprehet gjithashtu se 7 prej te lenduarve do te nisen sot drejt Italise, ndersa nenvizon se dy prej tyre jane ne gjendje teper te rende.
Nderkaq familjaret e te lenduarve ndodhen ne ambjentet e QSUT ndersa shfaqen shume te shqetesuar dhe traumatizuar.
Tragjedia e Gerdecit, Maqedonia dergon rezerva gjaku
Ora 8:45 Spitali Ushtarak edhe sot eshte ne gatishmeri te plote per te pritur persona te plagosur nga shperthimet ne fshatin Gerdec. Shefi I pavionit te traumes ne kete spital Fatos Olldashi shprehet 5 persona jane derguar drejt Greqise per te marre nje ndihme me te specializuar. Mjeku konfirmon se aktualisht nuk ka probleme me rezervat e gjakut, perkundrazi ka mjaft rezerve. Nderkaq Maqedonia ka derguar ne kete spital 200 unite gjak dhe 200 plazme. Helikopteri meqedonas eshte ulur ne oborrin e spitalit pak caste me pare.
Vore,flet kreu i Bashkisė,Fiqiri Ismaili
Ora 8:20 Kreu i bashkise se Vores hedh poshte fjalet se ne zone kane filluar plackitjet. Ne nje prononcim per tv News24, zoti Fiqir Ismaili tha se ne zone nuk ka me shperthime. Sipas tij shume shpejt banoret do te fillojne te kthehen ne banesat e tyre, tashme te braktisura nga frika e shperthimeve te tjera. Fabrika nuk nuk varej nga ne, por nga Ministria e Mbrojtjes. Personat qe punonin ne ate fabrike jane punesuar vete. Jane marre vete nga administrata e fabrikes sqaroi kreu i bashkise se Vores.
Ministria e Mbrotjes: 1000 trupa nė operacion
Ora 7: 35 1000 trupa te ministrise se Mbrojtjes do te fillojne ne oren 8:00 nje operacion per gjetjen dhe largimin e personave te mbetur ne fshatin Gerdec. Gjithashtu ata do te terheqin nga fshati dhe trupat e viktimave qe do te gjejne. Operacioni do te kryhet nga forcat e Xhenios dhe Antiminave. Keto forca do te kryejne kontrolle ne cdo banese te zones. Shperthimet ne zonen e Gerdecit kane pushuar rreth ores 2:00 pas mesnate.
Gerdec,flasin punetoret e fabrikės se SAC
Ora 7:15 Punetoret e fabrikes ku ndodhi shperthimi nuk trajnoheshin. Keshtu tregon nje nga punetoret e firmes amerikane Sac te kontraktuar nga qeveria shqiptare per cmiminin e municioneve. Ne nuk trajnoheshim asnjėherė. Fillonim punėn pa u trajnuar tregon punetori I fabrikes per tv News24. sipas ketij punetori autoritetet e Saic u qendronin vetem 10 minuta personave qe punesonin, sa per tu shpjeguar punen dhe pastaj largoheshin. Autoritet e SAC nuk na mbikqyrnin u shpreh me tej punetori.
Nje tjeter punetor, I cili ka punuar ne fabrike ne dy javet e para te hapjes se saj rreth 1 vit me pare, tregon se ne fabrike nuk te jepte askush garanci per jeten. Sipas tij aty behej nje pune kolosale, nderkohe qe punetoret punonin per nje shifer shume te vogel. Pagesa ishte 150 mije leke ne muaj tha deshmitari, ish punetor ne fanriken per zhbllokimin e armatimeve te renda _________________
 |
|
| Mbrapsht nė krye |
|
 |
|