Uk(ė) Gur-Bardhi
Anėtarėsuar: 18 Feb 2007 Mesazhe: 2 Vendodhja: Malėlsi
|
Postuar: Tue Oct 02, 2007 8:34 pm Titulli i mesazhit: Shqiptarėt kanė vetėm nji kanun |
|
|
| Nė literaturė flitet pėr kanune krahinash tė ndryshme tė Shqipėrisė me emra tė kryeparėve tė tyre mė tė ndėgjuar,siē ėshtė Kanuni i Malėve,Kanuni i Skenderbeut,Kanuni i Lekė Dukagjinit,diku e lexova edhe Kanuni i Grudės etj.,por nė fakt tė gjithė kėta janė pasardhės tė kanunit me pėrjarllje ilire.Mungesa e nji emri tė pėrbashkėt rrjellė nga mungesa e nji shteti shqiptar pothuaj gjatė gjithė historisė,por pavarėsishtė nga kjo dhe emrat e ndryshėm tė kanunėve nga veriu e nė jug tė Shqipėrisė kanė egzistue tė njėjtat ligje zakonore me ndryshime te vogla...etj. |
|
Uk(ė) Gur-Bardhi
Anėtarėsuar: 18 Feb 2007 Mesazhe: 2 Vendodhja: Malėlsi
|
Postuar: Mon Oct 08, 2007 9:28 pm Titulli i mesazhit: Nji qėndrim i Martin Ivanaj |
|
|
Siē kemi thėnė mė sipėr se prej verut e deri nė jug tė Shqipėrisė u praktikua kanuni duke njohur disa ndryshime edhe pse kishin tė njėjtėn bazė ato ishin evidente.Lidhur me kėtė paraqesim njė pjesė tė tekstit nga vepra:"Iljaz Gogaj,Mirash Ivanaj personalitet i shquar i universit shqiptar,Tiranė,2004.,ku nė faqėn 80 shkruan:"Teza e laurės sė Martinit ishte zgjedhur nga e drejta doksore shqiptare,pra nga Kanuni i Maleve.Si banorė i atyre anėve ku,kishte lindur kanuni dhe ku ai kishte gjetur zbatim,falė edhe kulturės solide qė kishte fituar si student i dalluar,nė drejtėsi,shtjellimin e lėndės sė kėsaj teme,Martini e ks bėrė me nivel qė ruan vlera tė mirėfillta shkencore.Nė disa dokumente tė fondit dokumentar tė trashigimisė sė tij,ai e korigjon me guxim shkencor Shtjefėn Gjeēovin pėr pasaktėsi tė vrejtura te"Kanuni i Lekė Dukagjinit",tė botuar prej tij me 1914 nė revistėn"Hylli i Dritės".Duke lėnė menjanė intrasigjencėn e stilit tė rreptė kritik tė Ivanajt,puna e tij pėr kanunin,pėr vlerėn shkencore e historike meriton vėmendjen e specialitėve".
Nė lidhje me tekstin nė fjalė duhet tė mendojmė dhe tė ndalemi e ta citojmė nga Kanuni i Lekės nga faqja 25"Njatė herė kur ti teket djalit asht i lirė me e lshue vajzėn e xanun..."dmth. tė fejuarėn,por duhet ta dimė se kėtu nė Malėsinė e Madhe ndėr shekuj reagimi ishte i ashpėr dhe pėr raste tė tilla shpreheshin"-Kushė asht ai ēi ma lshon vajzėn,motrėn,hallėn kur ti teket atij..."etj.Ishin tė caktuara dy punė apo dy tė kėqija tė bame nga ana e fejuemes pėr tė cilat ndahej automatikisht,pėrndryshe ndodhte tjetra.Ata tė cilėt e lexojnė kėtė do tė ishte mirė tė sqarojnė se si u praktukua dhe trajtua problemi nė fjalė.
Martin Ivanaj vėllai i Mirash Ivanaj,tė cilėt pėrveē tė tjerash shkruan edhe 24 poezi tė emruara me titull kuptim plotė"Epopeja e Njeriut".Ja disa vargje nga poezia"Kalimtare":
dhe ne vazhdojmė me ngutje e hov
tė bindur se bota me ne fillon,
koha e vdekur maje shpirtit vajton
dhe varri i lagėsht e quan veten hyjnor,
pa e ditur se fillimi i fundit troket nė derė
dhe amshimi n gajasje shpėrthyesa na pėrqesh... |
|