Faik Konitza CA KUJTIME MBI AT GJECHOVIN.

 
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės    www.malsia.eu Indeksi i forumit :: At Gjrgj Fishta
Shiko temėn e mėparshme :: Shiko temėn pasuese  
Autori Mesazh
plaveguci
Administrator/e


Anėtarėsuar: 12 Sep 2006
Mesazhe: 361

MesazhPostuar: Wed Nov 29, 2006 3:36 pm    Titulli i mesazhit: Faik Konitza CA KUJTIME MBI AT GJECHOVIN. Pėrgjigju me kuotė

Faik Konitza

CA KUJTIME MBI AT GJECHOVIN.

(Mąrrė fjalė per fjalė prej fletores "Dielli" 18 Marc 1930, nr. 5156, fq. 2.
E perdorem ket artikull me tė cillin Ekscelenca e Tij Ministri i Shqypnķs nė Washington Z. Faik Konitza na e paraqet aq gjįll Franēeskanin Shqyptįr A. Shtjefnin Gjeēov e me nji stil aq tė rrjedhshem, sa tuj na u dukė ky artikull si nji kunorė e ēmueshme letratyre, qi Z. Konitza desht tė vźte mbī būca tė njoma tė vorrit tė tė pervajtueshmit A. Shtjefen, na u duk si detyrė t'a biejshim edhč nė ket kryevepren e tij.)

At Gjeēovin e pata njohur me anė letrash disa vjet perpara luftės Ballkanike. Mė 1913 shkova nė Shkodrė dhe atjč, nė Kuvėnt tė Franciskānėve, nji ditė u-njohmė me sy e me fjalė tė gjalla. Mendimet nderimi, qė kisha patur pėr At Gjeēovin pėr sė largu, m'u-shtuan ca mź tepėr qė kur u-poqmė. I mesmė nga gjatėsia e trupit, pakė si i thatė, me njė palė sy tė zeza ku ēkėlqente mendia po dhe zėmėrmirsia, At Gjeēovi fitonte menjėherė besimin dhe dashurinė. Fjalėt i kish tė pakta po kurdoherė nė vėnt. Vetėm kur nė tė kuvėnduar e sipėr takohej nonjė pikė mi tė cilėn kish dituri tė veēantė – si pėr shembėll Kanuni i Lek Dukagjinit ose vjetėritė greko-romane – At Gjeēovi ēelej ca mź gjatė, dhe ahere ish gėzim t'a dėgjonte njeriu. Asģ kohe At Gjeēovi ish "famullitar", domethėnė prift i ngarkuar me shėrbimin e njė fshati ose rrethi, dhe rronte nė Gomsiqe, i pari katūnt i Mirditės mb'udhė nga Shkodra n'Orosh. A i vemi musafirė At Gjeēovit nonjė ditė tė kėsįj jave? Mė pyeti njė herė At Fishta, me tė cilin pķqesha ēdo ditė nė Shkodrė. Mendimi i njė vizite At Gjeēovit mė pėlqeu pa masė. Ashtū, pa humbur kohė, u-nismė. Njė gjė pėr tė vėnė ré, dhe qė mė mbushi me habķ dhe trishtģm, ėshtė se nga Shkodra gjer nė Gomsiqe, njė udhėtģm shtat' a tet' orėsh me kalė, nukė gjetmė as katūnt as shtėpķ; veē njė hani tė varfėr, ku qėndruam pėr tė pirė kafé, s'pamė gjėkundi nonjė shėnjė gjallėsie: njė vėnt i zbrazur e i shkretė, si i harruar nga Perėndia dhe nga njérėzit. Po mėrzia e udhėtimit na u-ēpėrblye pėrtčj shpresės posa arrijtėm nė Gomsiqe, ose, qė tė flasim me dréjt, nė famullķ tė Gomsiqes, – se katundi vetė i shpėrndarė tutje-tėhū, njė shtėpķ kėtū, njė shtėpķ nj' a dy mile mė tej, as qė dukej.

Famullia – njė binį prej guri, e ndritur dhe e pastėr, gjysm' e zbrazur nga plaēka po e mbushur dhe e zbukuruar nga zėmėra e madhe dhe nga buzėqeshja e tė zotit shtėpisė – qėndronte, mirėpritėse dhe e qetė anės njė lumi. Kėtū ronte At Gjeēovi. Kėtū e shkonte jetėn, nė mes tė lutjes e mėsimeve, njė nga njérėzit mė tė lartė qė ka patur Shqipėria: njė lartėsķ e pėrulur, nė munt t'afrņj e tė lith dy fjalė aqė tė perkūndėrta; njė lartėsķ shpirti dhe mendjeje e panjohur nga njeriu vetė, i cili, bir i vėrtetė i tė Vįrfėrit t' Assisit, nė pastėrķ e nė vobėsķ tė zėmrės tij e dinte veten tė vogėl. Famullia, shkollė dhe vėnt kėshillash tė mira, u jipte fėmiķjėve themelet e stėrvitjes, u pėrndante fjalėt e urta dhe ngushėllimet njérėsve nė nevojė. Kohėn qė i tepronte, At Gjeēovi j' a kushtonte studimit.

Merej ahere me institutat e vjétėra tė Shqipėrisė, nga tė cilat njė qė arriu gjer nė ditėt t'ona ėshtė Kanuni i Lekė Dukagjinit. Askłsh nukė munt t'i afrohej At Gjeēovit nė diturķn' e kėtķj Kanuni. Na tregój njė dorėshkrģm nj'a dy-mij faqesh, sudiķm i palodhur e i hollė ku kish mbledhur, radhitur e ndritur tė gjitha sa kanė mbetur nga mendimet juridike tė Shqipėrisė nė Kohėn e Mesme, mendime tė cilat ngjan t'i kenė rrėnjėt shumė pėrtčj Kohės sė Mesme.

Nė kat tė sipėrm tė famullisė, permi njė tryezė tė madhe, ishin shtruar njė tok vjetėrsirash greko-romane, tė zbulśara e tė mblédhura njė nga njė, me njė fatbardhėsķ tė rrallė dhe me njė shie tė mbaruar, nga dora vetė e At Gjeēovit. Mbaj mėnt, veēąn, njė enė tė vogėl tė qojtur "lacrumatorium" lotore, asģsh qė tė vjétėrit, nė besim se tė vdékurit qajnė tė shkśarit e jetės tyre, i mbulojin nė varr bashkė me tė vdékurin qė ky tė kish se kū t'i mblithte lottė. Nuk mė shkonte ahere kurrė nėr mėnt se pas ca vjet sicilidņ prej nesh, miq dhe admironjės tė tij, do tė kishim nevojė qi nė gjallėsķ pėr nga njė lotore ku tė mbledhim lottė t'ona pėr At Gjeēovin…

Bir i pėrulėt i Shėn Franciskut, e ditur me njė diturķ pa tingėllģm, po dhe Shqipėtįr i kthiellt, At Gjeēovit, qė pėrkiste ēdo mirėsķ, nuk i mungój asnjė hidhėrim, asnjė ēpifje, mė e ēudķtshmia e tė cilave ndoshta ėshtė tė mohśarit se ay ish Shqipėtįr. Sepsč ish lindur nė njė kufķ gjśhėrash, nė njė kufķ ku sot mbarņn shqķpia dhe nis njė tjatėr, ca mėndje tė klasės katėrt, tė pazonjat tė kuptojnė se fólėsit e shqipes nė vijėn me tė pėrparuara janė stėrnķpėrit e atżreve qė me qėndrimin e tyre nė Kohėn e Mesme dhe pastaj ndaluan tė mbrįpsurit e vijės mė tehū, ca mėndje tė klasės katėrt e pėrmbysin tė vėrtetėn dhe e kthejnė nė tė sharė atė qė ėshtė njė lavdķ.

Po At Gjeēovi ėshtė pėrmi ēdo sharje. Emėri i kėtķj njeriu tė rrallė do tė vejė duke u-ritur – dhe njė ditė famullia e Gomsiqes do tė jetė njė nga gurėt e shėntėruar tė Shqipėtarėsisė.
Mbrapsht nė krye
Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Dėrgo njė mesazh Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhe nga:   
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės    www.malsia.eu Indeksi i forumit :: At Gjrgj Fishta Ora ėshtė sipas CET (Europe)
Faqja 1 e 1

 
Kėrce tek:  
Ju nuk mund tė krijoni tema tė reja nė kėtė forum
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Ju nuk mund tė modifikoni postimet tuaja nė kėtė forum
Ju nuk mund tė fshini postimet tuaja nė kėtė forum
Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi