 |  |
DITA E PARË
E MËSIMIT
Ja si rrëfenin nxënësit
e parë që ndiqnin mësimin në këtë
fill gëzimi: ... Me tellall lajmëruan për me
u bashkua popullata e moshës 8-deri në 20 vjeç.
Shumica ishim çoban, por lajmi na erdhi ku do edhe nëpër
maja bjeshkësh, nga se thoshin se thërret paria e vendit
u bashkuam shumë vuthjanë në Mokna nën hije
të Plepit, meqë ishte pranverë. Përshëndeteshim
me njeri tjetrin dhe uleshim lirshëm në atë bri të
blertë.Para nesh u ngrit në këmbë, Hysen Alia
Gjonbalaj. E njihnim, por atë ditë ishte me mjekër
edhe më serioze.
Dëgjoni vuthjanët e mi sot e pas kemi me mësua
bashkë në mejtep. Nga se e çmonim respekt
shenjen e ngritjes në këmbë, sikur skifteri kur bie
në pula u gjetëm pip në këmbë.
Të gjithë pas meje nga mosha 8-deri në njëzet
vjeç. Mori brisë në drejtim të mejtepit.
Nuk na nxënë të gjithëve, sot të
hyjmë brenda vetëm ata nga 8-15 vjeç. Brendia
ishte e pa ndarë, e lyer me gëlqere të bardhë.
Dysheme e shtruar me çullë, rreth e përqark me
jastëk. Zumë vend si edhe kishim shprehi nëpër
odat tona këmbëkryq. Një pjesë mbeti
pip në këmbë, nga se nuk kishte vend. Të tjerët
të moshave të ndryshme dëgjonin para dere.
Mulla Hyseni, se emrin mësues edhe nuk e dinim, deri sa e kuptuam
nga ai. Nisi vasin, ndryshe nga ajo që kishim dëgjuar
hoxhë më parë. Ne qëndronim në këmbë
deri sa ai i thoshte duatë me lëvizja të qetë
të buzëve, duke përfunduar zëshëm amin
kur edhe ne iu bashkëngjitëm....
Zoti na fali për me ditë për veti, familje,
farefis, gjuhen e nënës, komb dhe vatan. Sa ma shumë
që dimë aq ma tepër edhe Zoti na donë, dhe aq
më të mirë jemi, aq më bujar dhe gjithsesi edhe
ma trima. Kush nuk ka vatan nuk ka din as iman.
Vatani është toka e babagjyshave që na e lan edhe
gjuhën shqipe. Kështu e nisi dhe e përfundoi
me shprehje edhe më të afërta për ne, meqë
edhe më të moshuarit ishim mësuar që nga goja
e hoxhës të dal vetëm dua drejtuar të Madhit
Zot, e jo edhe shprehje të tilla kombëtare.
Ngriti tonin e zërit kur pa se në oborr arritën një
turmë e madhe njerëzish. Merr qëndrim të tërthortë
në derë dhe shton Me veti solla shkronjat në
gjuhën shqipe. Nuk duartrokisnim në atë kohë,
e mira përcillej me shprehjet: Të lumt, kjofsh
faqebardh etj. Shprehje të tilla mori edhe nga ne që
ishim vogëlush.
Meqë Hyseni ishte nga ai mes dhe i dinte mëhallët
nisi shpërndarjen e fletave, nga një fletë për
mëhallë. Në shikim të parë dukej letër
e bardhë, kur e morëm në dorë vërehej shkrimi
nëpër te, për ne i pakuptimtë. Ruani si
sytë atë letër, ta shohin edhe familjet tuaja. Nesër
të vijnë kush të dojë se kemi me fol për
secilin shenj. Përfundoi fjalët me lëvizjen
e buzëve dhe me shprehjen amin së fundi.
Qëndroi me ne disa orë. Nuk dinim për ti bërë
pyetje por ai na kuptonte dhe na kënaqte me shprehje të
ëmbla, duke sjellë bisedën rreth atyre shkronjave.
Nuk e harrova për ta fal namazin e mesditës
edhe pse edhe xhamin e kemi vetëm dhjetë metra larg nesh.
Ju sot po më dukeni shumë më të afërt se
gjithherë më parë. Një ajet i Kuranit
thot: ... Sevapin e madh e merr njeriu që përhap
dije, ku do të fitoi sevap ma shumë
se sot me ju. Me njerëzit e mi, në katundin tim dhe të
parëve tanë. Me buzagaz përfundoi me:
Do të dalim një nga një në oborr dhe pastaj
të afrohen njeri afër tjetrit dhe ta këndojmë
këngën malësorçe, fjalën e kam për
këngën e kushtrimit. Brofme në këmbë,
duke mos iu përmbajtur porosisë për dalje nëpër
derë. Në oborr formuam rrethin për ta lënë
mësuesin në mesin tonë. Kush e din këngën
përmendsh?, pyeti mësuesi me zë të thekshëm.
Të gjithë lëshonim zë, unë e di, duke përsëritur
edhe disa herë rresht, meqë atëherë e dinim
se ngritja e dorës lartë është shenj nderimi
dhe pëlqimi ashtu edhe vepronim. Heshtja e njërit i ra
në sy mësuesit, si shkas për ta pyetur: Pse
nuk jep zë ti Shpen?. Unë e di me lëshua
zërin e kushtrimit e fjalët ti thonë të
tjerët.
Aty ditëm të duartrokasim, bashkangjitur me qeshje.
Qe unë do tia filloi me fjalë e ju bashkohuni, aq
sa majat të na ndihmojnë. Shprehet mësuesi.
Lëshuam zërin deri në kup të qielli, edhe ai
na shoqëronte me zë edhe më bukur se ne:
Kush po i del asqerit para
Ali pasha e Ahmet aga
Ahmet Vuthi na ka mësua
Kurrë të huajit mos me i besua.
Jehona sikur ti zbërthente
shpatet dhe të betohej në shkëmb. Mori zëri
dhen se mësuesi dhe nxënësit po këndojnë.
Ditëve tjera mësimet i përcjellim në mejtep
pasi kryenim faljen e namazit në xhami. Mësimin
e mbante për çdo ditë, për vërritarët,
kurse ata që ishin ngjitur për tu bjeshkua nëpër
dbanet e bjeshkëve kishin obligim të merrnin pjesë
të hënën, të mërkurën dhe të
premten. Të pranishëm më së paku ishin katerdhjetë
veta.
Paraqitja e parë ngjashëm ndodhi edhe në Guci, ku
ishte prezantues Ismail Nikoçi, kurse në Plavë
Sali Musaj, vëllai i Sadi Musaj, i cili nuk pati jetë
ti përgëzoi bashkëvendësit me sihariqin
e sjell (alfabetin shqip), sepse hordhitë malazeze e pushkatuan
në Plavë tri vite më parë, bashkë me qindra
bashkëvendës. Duhet cekur se në këto dy qendra
kishin e ekzistuar edhe shkollat në gjuhën malazeze, në
të cilat kishin vijuar mësimin edhe fëmija jo pravosllave.
Shkronjat dhe gjuha shqipe, si dhe qëndrimi i pushtuesit të
ri binin ndesh me shkronjat cirilikë dhe gjuhën malazeze,
duke shkuar deri edhe në urrejtje.
Kur merrja informata nga nxënësit e atyre viteve ruanin
në kujtesë edhe sjelljen e kryehoxhës (myfti) nga
Bosna, të cilit austro-hungarezet, përveç armatosjes
i kishin dhënë edhe autorizim të lirshëm edhe
për ti përdorë, së pari shkopin, pastaj
edhe më shumë, ndaj atyre që nuk shkojnë në
xhami pesë herë në ditë për namaz,
si dhe ndaj atyre meshkujve që kishin kaluar dyzetë vjet
dhe nuk mbanin mjekër. Ndaj sjelljes së tillë nisen
reagimet e ashpra edhe nga hoxhët vendas, që ishte, përveç
të tjerash edhe ky shkak ta humbin besimin reciprok.
Austro-hungarezët, në shtator i larguan mësuesit
vendas me motiv se janë të nevojshëm për në
Shkodër. Ashtu që më pas Hysen efendi Vuthi emërohet
myfti i Shkodrës. Pastaj paria e vendit i delegoi, Hysenin
dhe Ismailin, në Komitetin për Mbrojtjen e Kosovës.
Si do qoftë prania e tyre në vendlindje ishte më
e nevojshme. Bindshëm dyshohej se ata nisen të bien ferrë
në sy administratës pushtuese, atëherë edhe
ua bënë dredhinë. Nxënësve u kishte mbetur
kujtim filli i mësimit të shkronjave shqipe dhe vallja
dora-dorë:
Sjelle vallen në këtë
anë
Jemi zogj të Shqipnisë nanë.
Me largimin e tyre Shërbimi administrativ
austro-hungarez kishte përgatitur (që nga muaji gusht
1916) dhe i solli mësuesit më besnik (për vete) nga
viset shumë të largëta, Arbanasi i Zares (bregdetit
Adriatik).
Në Vuthaj në shtator 1916, mësimin e vazhdoi Josip
Rela, po në ndërtesën mejtep.
Nxënsit e tij rrëfenin se Josip Rela nuk e kishte pas
ditë gjuhën shqipe. Pasi shoqërohej me ne shpejt
e kuptoi dhe arriti ta flas. Me mësimin e alfabetit shqip vazhdoi
aty ku kishte mbetur Hysen efendi Vuthi, për të cilin
thoshte fjalë të mira, duke mos arritur ta fsheh edhe
ndonjë pjesë thumbuese.
Rela kohën e lirë e kalonte në shoqëri me të
rriturit. Banonte mysafirë i mirëpritur nëpër
familje më të mëdha, ku gjithnjë ishin prezent
për ti afruar shoqëri miqësore. Deri sa e kuptoi
nderin e malësorëve i dukej vetja më i ngritur. Në
vazhdim kur u shoqërua dhe nisi ta njoh rrethin ku gjendej
filloi ta përbuzë vetveten.
Kishin të drejtë vuthjanët edhe ta përbuznin
kur ai tregonte sjellje si i lazdruari i pushtetit. Deri sa edhe
ai e mësoi urtin popullore Mysafiri ka mirëserdhe
fjalën e parë, kush e prishë ka plumb në ballë.
Nuk zgjati shumë dhe e kuptoi për të lënë
përshtypje të mirë dhe tek këta malësor,
edhe pse lufta e pastajme i ndau.
Fill pas Relës sollën edhe dy mësues nga të
njëjtat vise. Stjepan Peroviqin e caktojnë për të
dhënë mësim në Guci dhe Martinaj, kurse kosto
Peroviqin në Plavë. Njeri as tjetri nuk qëndruan
sa edhe Rela, shkaku i pari sepse nuk dinin asnjë shprehje
shqip, edhe pse mbanin qëndrim kombëtar Iliro-shqiptar.
Ata përpiqeshin që në për mes shprehjeve sllave
ta kuptonin alfabetin shqip. Prapëseprapë takova nxënës
të tyre të cilët shprehnin fjalë të mira
për ta dhe dijen që ua dhanë. Ata nxënës
ma siguruan edhe regjistrin e atyre që ndiqnin mësimin.
Në Guci rreth pesëdhjetë veta, në Martinaj tridhjetë,
kurse në Plavë dyzet e pesë veta.
Emrat e informatorëve dhe emrat e nxënësve ia bashkoi
këtij vështrimi.
Luftërat e viteve 1918-1919, jo vetëm se e ndërpreu
arsimin në gjuhën shqipe, por edhe me hapjen e shkollave
në gjuhën sllave, solli çaste edhe më të
vrazhda, vrasje, tortura dhe ndjekje nga trojet e veta etnike. Në
gjendje mjerimi mbetën nën Mbretërinë jugosllave
më se dy dekada.
Ëndrra e shumëpritur edhe në këto vise solli
shprehjen , si përdoret edhe në ditët tona,
Koha e Shqipnisë. Nisi të lulëzoi gjuha
shqipe në çdo mes. Më pas Ernes Koliqi nga Tirana,
me ndihmën e patriotëve të tjerë, nga viti 194,
dërgoi mësues në krahinën e Plavës dhe
të Gucisë, të cilët e kurorëzonin shqipen
edhe nëpër shkolla.
Në vitin shkollor 1941/42 u hapën shkollat në gjuhën
shqipe në këto qendra:
Në Plavë nisen punën mësuesit: Shaban Feri,
Abdullah Belegu, Shaqir Bujupi dhe Çeba Rexhepagaj, 200 nxënës:
Në Guci: Isa Lalica, Kostaq Popjani, Ali H. Aliaj, Ahmet I.
Rexhepagaj dhe Ragip Rexhepagaj, 150 nxënës;
Në Vuthaj: Isuf S. Balidemaj dhe Ahmet I. Rexhepagaj, 50 nxënës;
Në Martinaj Isuf S. Balidemaj, 35 nxënës;
Në Zhanicë Husen Shehu dhe Sylejman Dula, 47 nxënës;
Në Vonosellë Ragip Rexhepagaj, 30 nxënës.
Në Meteh Fejzullah Kama, 30 nxënës;
Vijimi i mësimit më shumë kuptohej si dëshirë
se sa dhunë shteti. Edhe pse paria e vendit nuk kishin forcë
shteti njerëzit e kuptuan nevojën e arsimimit dhe, iu
përgjigjen thirrjes shumë të rijë, pa vu në
peshojë moshën. Jo, jo, nuk jemi mësua për
me na u zgjat qejfi, u shpreh një nxënës i
asaj kohe.
Me shtruarjen e pushtetit popullor (nga viti 1945),
si thuhej atëherë, mësimi nga gjuha shqipe kaloi
në gjuhën malazeze dhe atë nëpër më
shumë qendra të këtyre viseve.
Duhet theksuar se në gjuhën shqipe 1946/47 mësimi
zhvillohej, duke filluar nga klasa e parë:
Në Vuthaj 52 nxënës, mësues në fillim ishte
Isuf S. Balideman, pastaj Ahmet Rexhepagiq, Hysen Cukaj, Sylejman
Avdiqi, meqë dy të fundit e lëshuan punën e
më pas inkuadrohet Ragip Rexhepagiq.
Në Martinaj, mësuesi Isuf. S. Balidemaj, ku ishin regjistruar
46 nxënës, dhe Zeqir Jakupi;
Në Guci 58 nxënës, mësimin e zhvillonte Sylejman
Avdiqi, Naziv Luca, Salih Shujak, Zeqit jakupi. Me arritjen e arsimimit
nëpër kurse, më pas u inkuadruan edhe disa vendas,
Brahim Sh. Gjonbalaj, Sylë B. Ahmetaj, dhe Imer A. Gjonbalaj.
Në Plavë, Guci dhe fshatrat për rreth i organizonin
kurset për ta luftuar analfabetizëm, por shqipja ishte
prezentë ku ish hapur edhe shkolla në gjuhë shqipe,
kurse në mesin tjetër ishte në jetë alfabeti
dhe gjuha malazeze.
Gjendja e tillë mbeti deri në vitin shkollor 1950/51,
kur në gjirin e shkollës filloren Guci u hap paralelja
e parë në gjuhën shqipe, e cila ishte shtatëvjeçare
dhe kishte thirrjen Semimaturë ose Gjimnazi i ultë. Mësimet
i ndiqnin 46 nxënës të udhëhequr në fillin
nga i vetmi mësimdhënës Ragip Raxhepagaj që
jepte përveç lëndës shqipe edhe disa lëndë
të tjera (fizkulturë, muzike etj), kurse të tjerat
lëndë i ndiqnin në gjuhën malazeze. Për
fat të keq administrata e atëhershme me urdhëresë
refuzoi mësimin në gjuhën shqipe, (1950/51), Qendrimi
i tillë hasi në rezistencë nga banorët, por
diktatura bëri të vetën dhe vendimi i tyre u fuqizua.
Pas vitit shkollor 1952/53 u riaktivizua gjuha shqipe, për
ta gjetur përsëri e keqja në vitin shkollor 1955/1956,
kur serish ndërpritet mësimi në gjuhën shqipe.
Ato ngjarje futën patriotizëm në mesin e atyre nxënësve
të cilët forcuan ndjenjën edhe të prindërve
që vetëm arsimimi mund ti shpëtoj, andaj një
pjesë e të rinjve mori drejtimin për ta lypur fatin
e arsimimit në Kosovës, kurse pjesa tjetër theu kufirin
e atëhershëm dhe shkoi për ta gjetur fatin e arsimit
në Shqipëri.
Nga viti 1957 nisen të kthehen djemtë dhe vashat e kësaj
ane me diploma të normales dhe shkollave larta pedagogjike.
Ndodhitë e tilla më shtynë ti përkujtoi
thënien e Sami frashërit: ... Vetëm në
kazan e Gucisë dhe Baranes, një pjesë e popullatës
me gjithat, flasin gjuhen boshnjake, edhe shqipen e din njësoj,
kurse për nga vetit dhe tradita, nuk dallohen aspak nga shqiptarët.
Duhet thënë të vërtetën se ata ishin shqiptarë,
por pushtuesi për ta qitur në dilemë prejardhjen
e tyre ua ndalonte shprehjen shqip e të mos flasim për
marrjen e dijës nëpërmes alfabetit shqip dhe mësimdhënësve
shqiptar. Andaj kohë pas kohe edhe u arrit që një
pjesë e madhe e kësaj popullate sot shprehen Nuk
jam shqiptar.
Fshati Hot i Plavës, të gjithë shqiptar, për
herë të parë gëzohen për hapjen e shkollës
shqipe (1969/70), kur në atë fshat malor shtrini dijen
në gjuhën shqipe mësuesja Dushë R. Gjonbalaj.
Sikurse një vit më parë kur hapet shkolla shqipe
në fshatin Vishnjevë, ku vijonin mësimin e nxënësit
e tri fshatrave shqiptare Kukaj, Vishnjevë dhe Hakaj.
Në vitin shkollor 1978/79 hapet paralelja në gjuhën
shqipe pranë gjimnazit në Plavë, duhet përmend
kontributin e juristes vendase Nurie H.Haxhaj, etj.
Në vitin shkollor 1993/94 hapet paralelja në gjuhën
shqipe kl. e ultë I-IV, pranë shkollës fillore në
Plavë. Me pezëm them se dita ditës mërgimi i
përpini të ritë, andaj me këtë hapje mbyllet
shkolla në gjuhën shqipe në Hot.
Në veçanti nga viti 1962/63 nuk mungonin mësuesit,
arsimtarët as profesorët të lëmenjve të
ndryshme, të dalë nga gjiri i kësaj popullate.
Një parim kombëtar që mbanin në vete këta
malësor edhe nëpër etapat historike edhe me shekuj,
arriti që ta ndjekin dijen deri sa ta marrin, ashtu që
dhe tash krenohen me kuadro të profileve të ndryshme,
shkencëtar, poet, shkrimtar, kritik letrar etj. edhe akademik.
Çdo familje në këtë krahinë qiti intelektual,
aq sa pat të rinj dhe të reja në familje, madje ka
përse edhe të mburret.
Të gëzuar që janë, por të dëshpëruar
se janë të shpërndarë jo vetëm në
viset e tjera shqiptare, ku vlerësohet kontributi i tyre, por
edhe nëpër tërë botë ku dija e tyre shkrihet
përjashta vatrës së vet.
|
 |  |