 |  |
Kjo kang âsht kushtua burrave
te cilet u masakruen ne Qaf Previ me 1913 nga forcat serbo
malziase, per hakmarrje, se burrat e treves Plaves e Gucis
dhe viseve tjera etnike me 20 janar te vitit 1880 çapratlluen
ushtrin e Mark Milanit e cila ishte
( lexo )
-- Sipas analistëve malazezë,përkundrazi,
forcat e rregullta ushtarake të malit të Zi ishin
supëriore, sepse ishin të pajisura me armët
më moderne të kohës dhe kishin një stërvitje
dhe organizim shumë të mirë.
Madje jo vetëm që morali i ushtrisë malazeze
llogaritej tepër i lartë, por ajo nxitej edhe nga
masat e popullit, që ishin ushqyer prej kohësh me
psikozën e luftës kundër Shqiptarëve.
Në kto rrethana, mobilizimi i përgjithshëm
në Mal të Zi u krye brenda 24 orëve pas komunikimit
të urdhërit të gospodarit dhe duke filluar
nga 1 Janari i vitit 1880 Bllazho Petroviqi me shtabin Madhror
bëri organizimin e fundit të forcave.
U krijua e ashtuqujtura " Kolona e madhe ", një
forcë e rregullt ushtarake me rreth 10 000 - 12 000 mijë
ushtarë, që përbëhej nga trupa të
këmbsorisë, kavalerisë dhe disa njësi
artilerie. Këto reparte mbështeteshin nga një
prapavijë aktive.
-- Para se të nisej drejt kufirit
armatën malazeze e bekoi solemnisht kryepeshkopi, i cili
gjatë ceremonisë, që u krye përpara kishës
së dinastisë së Petroviqëve në Cetinjë,
e cilësoi atë " ushtri heroike ".
Ushtria ndërkohë bëri betimin përpara
varrit të Shën Petrit të Malit të Zi.
ma
shum
|
 |  |